Instituti i Kosovës për mbrojtjen e natyrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Instituti i Kosovës për mbrojtjen e natyrës (shkurtesa : IKMN) është institucioni qendror për ruajtjen e natyrës, monitorimin e gjendjes së vlerave të mbrojtura natyrore në Kosovë.

Hapat e parë të mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit në Kosovë fillojnë në fund të viteve të 60, ndonëse iniciativa për mbrojtjen ligjore të vlerave të natyrës ka pasur edhe më herët. Në vitin 1968 formohet njësia për mbrojtjen e natyrës në kuadër të Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Kosovës. Me vendimin mbi ndarjen e Seksionit për Mbrojtjen e Natyrës nga Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, u themelua Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës[1] dhe vazhdoi punën me të njëjtin emër, sipas Ligjit mbi Entin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës[2].

Ndërsa në vitin 1988 Kuvendi i Kosovës nxjerr ligjin për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Vlerave Natyrore dhe të Vlerave të Krijuara me Punë të Ambientit të Njeriut[3] ku në nenin 78 paragrafi 2 të këtij Ligji është përcaktuar veprimtaria e Enti. Në bazë të këtij Ligji një vit më vonë Kuvendi i Kosovës nxjerr Ligjin për Entin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit[4]. Pas luftës, me krijimin e rrethanave të reja të qeverisjes në Kosovë, në bazë të Rregullores 1999/1 ”i gjithë pushteti legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë i vihet UNMIK-ut”.

Në vitin 2000 ish Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit regjistrohet në Administratën e Përkohshme Civile të OKB-së me emërtimin “ Instituti për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ambientit të Kosovës” me seli në Prishtinë.[5] Në maj të vitit 2000 themelohet Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit, dhe në kuadër të tij, inkorporohen dhe veprojnë edhe institucionet ekzistuese : Instituti për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit të Kosovës, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës,dhe Drejtoria e Parkut Kombëtar “Malet e Sharrit”. Pas zgjedhjeve të përgjithshme më (2001) dhe formimit të organeve qeverisëse të Kosovës, formohet edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor[6]. MMPH ndër të tjera është përgjegjëse që: “të krijojë politikën, të zbatojë ligjet dhe të mbikëqyrë aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit, duke përfshirë edhe resurset e ujit, ajrin, tokën dhe biodiversitetin”. Aktualisht IKMN, vepron në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit.[7]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Raport për Gjendjen e Natyrës 2008-2009

  1. ^ Vendimi për ndarjen e seksionit për mbrojtjen e natyrës (“GZK”. 42/74)
  2. ^ Ligji për themelimin e Entit Krahinor për Mbrojtjen e Natyrës (“GZK”. 15/81)
  3. ^ Ligji për Mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave natyrore dhe të vlerave të krijuara me punë të ambientit të njeriut (“GZK” 39/88)
  4. ^ Ligjin për Entin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit (“GZK”nr. 38/89)
  5. ^ nr.i regjistrit të përkohshëm të subjektit Afarist 80156359, data 14.08.00) me emërtim “ Instituti për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ambientit të Kosovës”
  6. ^ Formimi I MMPHse (Rreg. 2001/19 dhe 2002/5).
  7. ^ Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit (Rreg. 2003/9).

Pas shuarjes se Institutit, aktualisht mbrojtja e natyrës realizohet përmes një sektori në kuadër të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës me vetëm 2 zyrtar.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]