Jump to content

Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

2 shtator të vitit 1957 në qytetin e Shkodrës u ngrit Instituti i Lartë Pedagogjik. Ai ka qenë dy-vjeçar deri në vitin 1970. Më pas u bë tre vjeçar dhe në vitet 81-91 u bë katërvjeçar. Më 28 maj të vitit 1991 ky institucion arsimor u konsiderua Universiteti "Luigj Gurakuqi i Shkodrës". Ky universitet është një nga më të njohurit dhe me traditë në Shqipëri. Aktualisht aty vazhdojnë studimet e larta studentë nga rrethe të ndryshme të vendit (kryesisht nga veriu), por edhe nga Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia. Stafi i Universitetit të Shkodrës ka krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me universitetet italiane, gjermane dhe austriake.

Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" ka faqen zyrtare te internetit www.unishk.edu.al me të cilën del me një fizionomi më të plotë, jo vetëm për të shpalosur vlerat e tij e për t'u prezantuar si një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë publik në Shqipëri, por edhe për të shprehur angazhimin e motivimin e tij në zbatim të detyrimeve si institucion i arsimit të lartë dhe për t'u shërbyer sa më mirë studentëve e të gjithë të interesuarve të tjerë.

Me rrënjët e tij në traditën e një qytetërimi të hershëm evropian, mbështetur në një traditë të shkëlqyer arsimore dhe edukative, me një staf shumë të kualifikuar e profesional, vendas dhe të huaj, me mundësi të shumta zgjedhjeje në fakultetet e degët e tij (6 fakultete dhe 24 degë) Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" nëpërmjet programeve të tij të studimit ofron mundësi të shkëlqyera për ndjekjen e studimeve të larta universitare.

Me bashkëpunimet e shumta ndëruniversitare, me miq dhe bashkëpunëtorë nga e gjithë bota sot ky universitet është i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Kjo faqe interneti është hartuar për t'u ardhur në ndihmë kudo dhe kurdo të gjithë të interesuarve në lidhje me veprimtarinë mësimore, shkencore dhe botuese të këtij universiteti. Stafi realizues do të ketë parasysh të sjellë pranë jush një shërbim të denjë, transparent dhe të vlefshëm. Kam kënaqësinë t'ju ftoj të bëheni vizitorë të përhershëm të adresës sonë në internet.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faqja zyrtare