Instrumenti elektrodinamik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Fig.1 Instrumenti elektrodinamik

Për matjen e fuqisë aktive në qarkun e rrymës alternative zakonisht përdoret vatmetri elektrodinamik, kështu le të shohim principin e punës së tij. Instrumenti elektrodinamik është i ndërtuar me dy bobina: nga bobina fikse (e palëvizshme) e ndarë në dy seksione (pjesë) dhe nga bobina e lëvizshme për të cilën është fiksuar gjilpëra e treguesit të instrumentit (Fig. 1).

Princi i punës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Principi bazë i punës është i njëjtë me atë të galvanometrit, në përjashtim se tani magneti permanent është zëvendësuar me bobinat e palëvizshme (fikse). Bobina e lëvizshme dhe gjilpëra e treguesit e fiksuar në te është e vendosur midis dy bobinave që e krijojnë fushën magnetike. Bashkëveprimin i fushës magnetike të krijuar nga rryma e cila qarkullon nëpër dy seksionet e pështjellës së bobinës së palëvizshme, me fushën e bobinës rrotulluese nëpër të cilën qarkullon rryma bërthamën ferromagnetike e cila mund të lëviz në brendësi të seksioneve të bobinës me rrymën . Pasi që ~ (forca është proporcionale me produktin e induksionit magnetik të krijuar nga me rrymën ), ndërsa nga ana tjetër ~ (induksioni është proporcional me rrymën bobinës së palëvizshme). Ndryshimi i shkallës matëse bëhet për:

  • shkallët e tensionit me anë të rezistorëve serik dhe
  • shkallët e rrymës me lidhjen serike-paralele të seksioneve të bobinës.
Fig.2 Vatmetri elektrodinamik

Në qoftë se drejtimi i rrymës ndryshon, do të ndryshon edhe polariteti i fushës si dhe i polariteti i bobinës së lëvizshme, kështu që forca vazhdon në të njëjtin drejtim. Për shkak të kësaj karakteristike të instrumentit elektrodinamik, ai mund të përdoret për matjen e rrymës si për qarkun e rrymës së vazhduar ashtu edhe për atë alternative. Dy seksionet e bobinës së fushës (fikse) mund të lidhen në seri dhe instrumenti në këtë rast përdoret si ampermetër (instrument për matjen e rrymës) ose në paralel kur instrumenti përdoret si voltmetër (instrument për matjen e tensionit), dhe në këtë rast bobina që krijon fushën përbëhet nga shumë dredha të telit të hollë për krijimin e fushës së fortë magnetike Mirëpo përdorimin kryesor e ka si vatmetër për matjen e fuqisë. Në këtë rast njëra bobinë ajo fikse (me dy seksione) mund të lidhet në seri me shpenzuesin dhe tjetra ajo e lëvizshme në paralel me shpenzuesin. Tani njëra bobinë quhet e rrymës (ka më pak dredha) dhe tjetra e tensionit (ka më shumë dredha) dhe është e pajisur edhe me një rezistorë shtesë në seri. Fuqia në qarkun e rrymës alternative mund të matet me anë të vatmetrit (Fig. 2). Njëra bobinë e instrumentit elektrodinamik lidhet në qarkun e rrymës ndërsa tjetra në qarkun e tensionit, ne do ta matim direkt fuqinë. Vatmetri i ka dy palë terminale- terminalet e rrymës dhe të tensionit. Në qarkun e tensionit zakonisht lidhet rezistori serik . Ndryshimi i shkallës matëse bëhet për:

  • shkallët e tensionit me anë të rezistorëve serik dhe
  • shkallët e rrymës me lidhjen serike-paralele të seksioneve të bobinës.

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Prof.Dr. Ali V. Gashi, MATJET ELEKTRIKE, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Prishtinë 2013.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. http://www.rfcafe.com/references/electrical/NEETS-Modules/NEETS-Module-03-1-11-1-20.htm
  2. http://www.electrical4u.com/electrodynamometer-type-wattmeter/