Integrim
Integrim është akti i të bashkuarit të komponentëve të vegjël në një sistem të vetëm, i cili funksionon si një i tërë. Në një kontekst të tillë, integrimi i referohet rezultatit përfundimtar të një procesi që synon të bashkojë nënsisteme të ndryshme, në mënyrë që të dhënat e përfshira të secilit prej tyre të jenë pjesë e sistemit gjithpërfshirës të së tërës.
Tipet kryesore të integrimit mund të përmendim:
1. Integrimi rajonal
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Integrimi rajonal është procesi gjatë të cilit vendet fqinje arrijnë në një marrëveshje bashkëpunimi rajonal, të rregulluar dhe të kontrolluar nga marrëveshje ligjore e institucione të përbashkëta. Në procesin e integrimit rajonal, shtetet bien dakort të bashkëpunojnë për të nënshkruar dhe realizuar marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, si: ekonomi, arsim, kulturë, teknologji, mbrojtjen e mjedisit etj. me synim e përgjithshëm ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Zakonisht, integrimi rajonal fillon me integrimin ekonomik e më pas përfshin dhe integrimin politik. Rast i tillë është krijimi i Bashkimit Europian.
Integrimi rajonal është përcaktuar si procesi përmes të cilit shtetet e pavarura kombëtare "përzihen, shkrihen” vullnetarisht me fqinjët e tyre, duke humbur disa atribute të sovranitetit të tyre dhe duke përvetësuar teknika të reja për zgjidhjen e konflikteve ndërmjet tyre."[1]
Me pak fjalë, integrimi rajonal është bashkimi i shteteve individuale brenda një rajoni në një tërësi më të madhe. Shkalla e integrimit varet nga vullneti dhe angazhimi i shteteve të pavarura sovrane për të ndarë sovranitetin e tyre.
2.Integrimi ekonomik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Integrimi ekonomik është unifikimi i politikave ekonomike midis shteteve të ndryshme, të ndalimit të pjesshëm ose të plotë të kufizimeve doganore në tregti, që mundësojnë lëvizjen e lirë dhe të shpejtë të mallrave. Këto kufizime mund të jenë tarifat (taksat e vendosura mbi importet në një vend), kuotat (një kufi në sasinë e një produkti që mund të importohet) dhe kufizimet kufitare. Një shembull i tillë është Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Amerikës së Veriut (NAFTA), në të cilën përfshihet SHBA, Kanadaja, Meksika, e cila redukton barrierat tregtare midis këtyre vendeve. Një hap i mëtejshëm në procesin e integrimit ekonomik mund të jetë përdorimi i një monedhe të përbashkët, politika monetare të përbashkëta, ekzistenca e një banke të përbashkët etj. Shembull i një integrimi të tillë është Bashkimi Europian, që në të gjitha shtetet që janë pjesë e saj përdoret euro si monedhë e përbashkët e tyre.
3. Integrimi politik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Integrimi politik është procesi gjatë të cilit vende të ndryshme, ndërkohë që ekonomitë e tyre bashkëpunuese integrohen plotësisht në një treg të vetëm, hartojnë politika të përbashkëta në fushën sociale (arsim, shëndetësi, mjedis etj.) dhe krijojnë dhe institucione të përbashkëta politike.
4. Integrimi shoqëror (social)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Integrimi shoqëror (social) është procesi gjatë të cilit të ardhurit (emigrantët) ose minoritetet përfshihen në strukturën shoqërore të vendasve. [2] Ai synon zvogëlimin e dallimeve sociale midis grupeve dhe komuniteteve të ndryshme pavarësisht nga gjuha, zakonet, besimi fetar etj. pa humbur identitetin e askujt. Në një këndvështrim më të gjerë, integrimi social është një proces dinamik dhe i strukturuar në të cilin të gjithë anëtarët marrin pjesë në dialog dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, për të arritur dhe mbajtur marrëdhënie shoqërore miqësore. Integrimi social fokusohet në nevojën për të ecur drejt një shoqërie të sigurt, të qëndrueshme dhe të drejtë, duke përmirësuar kushtet e shpërbërjes shoqërore, përjashtimit social, fragmentimit social, polarizimit, si dhe duke zgjeruar dhe forcuar kushtet e integrimit social drejt marrëdhënieve shoqërore paqësore të bashkëjetesës, bashkëpunimit dhe kohezionit.[3] Mirëkuptimi dhe komunikimi ndërkulturor është një sfidë reale sociale për shërbimet sociale dhe për shoqërinë në tërësi.[4]
5. Integrimi teknologjik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Integrimi teknologjik, në kontekstin e teknologjisë së informacionit, kërkon që kompanitë të ndërtojnë një strukturë të personalizuar aplikacionesh për të kombinuar hardueret, softueret dhe komunikimet e tjera të reja ose ekzistuese.
References:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit][1] Haas, Ernst B. (1971) ‘The Study of Regional Integration: Reflections on the Joy and Anguish of Pretheorizing’, pp. 3-44 in Leon N. Lindberg and Stuart A. Scheingold (eds.), Regional Integration: Theory and Research. Cambridge, MA: Harvard University Press.
[2] Richard A., Victor N., (1997). "Rethinking Assimilation Theory for a Neë Era of Immigration". International Migration Revieë. 31, 4 (4): 826–874 . doi:10.1177/019791839703100403. PMID 12293207. S2CID 41839076.
[3] “PeaceDialogue". UN Neës Center. UN, n.d. Ëeb. 02 Jan. 2015.
[4] Sayedy, Sayed (May 11, 2021). "what role does intercultural communication play in migration?" [welche Rolle spielt interkulturelle Kommunikation in der Migration?]. sayedy.com. Munich, Germany. Retrieved October 29, 2021.