Jump to content

Invazionet greke në Shqiperinë e Jugut 1912-1914

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Invazionet greke në Shqiperinë e Jugut 1912-1914 libër historik me autor Timo Dilo. Botuar nga "Plejad" në vitin 2022. Libri ka 310 faqe. ISBN 978-9928-183-63-7

Invazioni i parë grek në tokat shqiptare u bë gjatë Luftes së Parë Ballkanike. Në këtë luftë, që u shpall nga mesi i tetorit të vitit 1912 dhe mbaroi në maj të vitit 1913, merrnin pjese, nga një anë Bullgaria, Serbia, Greqia e Mali i Zi dhe nga ana tjetër, Turqia. Lufta përfundoi me humbjen e Turqisë. Në kuadrin e përgjithshëm të operacioneve luftarake, një pjesë e ushtrisë greke invadoi territoret e Shqipërisë së Jugut.

Invazioni grek kishte për qëllim kryesor pushtimin e territorit të kësaj pjese të vendit tonë për ta aneksuar në mbretërinë helenike. Për Shqipërinë e Jugut ose "Epirin e Veriut" siç e quante ajo qëllimisht, Athina avanconte prej kohe rivendikime tokësore të mbështetura, gjoja, në të drejta etnografike dhe historike, kurse në të vërtetë, ishin pretendime absurde të ushqyera dhe të nxitura nga Megali Idhea, pjellë e fantazisë së sëmurë dhe megalomanisë së rretheve borgjeze të larta greke.