Jump to content

Inventari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Me inventar, në kuptimin fizik të tyre, kuptohen zakonisht rezervat me mallra dhe materiale të ndryshme apo produkte që zotëron një njësi ekonomike, të cilat eventualisht mund t'u shiten konsumatorëve në njërën apo tjetren formë ose mund të përdoren eventualisht nga vetë njesia. Pra, inventari shpreh mallrat që janë në gjendje për t'u shitur apo bashkësinë e produkteve te gatshme për shitje.

Inventari është emër që u është dhënë mallrave, të cilat janë prodhuar apo blerë me qëllim të shitjes së metutjeshme në rrethana normale te biznesit. P.sh., për shitësin e veturave, inventari përfshinë veturat, për shitoren ushqimore, inventari përfshinë produktet ditore të qumështit, të bukës, të mishit, të pemëve e të përdimeve etj. Shuma e raportuar e inventarit në bilanc lidhet me shumën e raportuar të kostos së mallrave të shitura në pasqyrën e të ardhurave, si dhe në pasqyrën e rrjedhjes së parasë te rrjedhje neto operative e parasë.[1]

  1. ^ Dr.sc. Skender Ahmeti; Kontabiliteti financiar, Prishtinë 2007