Iphiclides podalirius

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Flatrat e përparme me ngjyrë të verdhë shumë të zbehtë deri në të bardhë, me 6-7 shirita të zinj - të murrmë, 2-3 nga të cilat janë të shkurtër, buzës anësore me bordurë të errët.

Flatrat e pasme me ngjyrën e flatrave të përparme të dhëmbëzuara, me 3 shirita të zinj - të murrmë, buzës anësore me shirit blu - të zi dhe me majë të verdhë. Hapërisa e flatrave varion nga 62 - 75 mm. Takohet gjithandej, në ekzemplarë të rrallë, kryesisht në mjedise të hapura me bimësi barishtore e shkurre.


  • Mbreteria: Animalia
  • Tipi: Arthropoda
  • Klasa: Insecta
  • Rendi: Lepidoptera
  • Familja: Papilionidae
  • Lloji: Iphiclides
  • Specia: Iphiclides podalirius
  • Zbuluesi: (Linnaeus, 1758)