Ipv4 Adresimi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
IPv4 Adresimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe pse ju mund të mendoni se adresimi duhet të jetë një temë e hapur, shpresojmë se deri në fund të këtij kapitulli ju do të jeni të bindur se Internet adresimi nuk është vetëm një lëng, delikat, dhentemë interesante por ai që është i një rëndësie kryesore për internetin.
Para se të diskutojmë IP adresimin, megjithatë, ne do të duhet të themi disa fjalë se si Host-at dhe ruter-ët janë të lidhur në rrjet. Një host zakonisht ka vetëm një lidhje të vetme në rrjet; kur IP-ja në host dëshiron të dërgojë një Datagram, ajo e bën kështu mbi këtë lidhje. Kufiri në mes të hostit dhe lidhjes fizike është quajtur interface. Tani konsideroni një ruter dhe interfacet e tij.Sepse puna e një ruter-i është të të marrë një Datagram në një lidhje dhe ta dërgoj Datagramin në disa lidhje të tjera, një ruter domosdoshmërisht ka dy ose më shumë lidhje me të cilat ai është i lidhur. Kufiri në mes të ruter-it dhe ciles do nga lidhjet e tij është quajtur interface. Ruteri pra ka interface-s të shumta, një për çdo lidhje të tij. Sepse çdo host dhe ruter është i aftë për të dërguar dhe marrur IP datagrame, IP kërkon që çdo host dhe ruter interface të ketë IP adresën e saj. Kështu, një IP adresë është e lidhur teknikisht me një interface, më tepër se që është me host-in apo ruter-in që përmban atë interface.
Çdo IP Adresë është 32 bit e gjatë (ekuivalent, 4 byte), dhe ka kështu një total prej 2^32 IP adresave të mundshme. Duke përafruar 2^10 nga 10^3 , është e lehtë për të parë se janë rreth 4 miliardë IP adresa të mundshme. Këto adresa janë të shkruara në mënyrë tipike në të ashtuquajturat simbol pika-decimale(dotted-decimal notation), në të cilin çdo bajt nga adresa është e shkruar në formën e vet decimale dhe është ndarë me nga një pikë nga bytet e tjerë në adresë. Për shembull, merrni parasysh IP adresa 193.32.216.9. 193 është ekuivalenti decimal i 8 bitëve të parë të adresës, 32 është e ekuivalenti decimal 8 bitëve të dytë të adresës, dhe kështu me radhë. Kështu, në adresën e 193.32.216.9 në numra binarë është
11000001 00100000 11011000 00001001
Çdo interface në çdo host dhe ruter në Internetin global duhet të ketë një IP Adresë që është globalisht unike (me përjashtim të interface-ave prapa NATs, siç u diskutua në në fund të këtij seksioni). Këto adresa nuk mund të zgjidhen në një mënyrë të dashur-padashur, megjithatë. Një pjesë e IP adresave të interface-ve do të përcaktohet nga "subnet-i" me të cilin ajo është lidhur.
Interface-at do të jenë të ndërlidhur nga një Ethernet shpërndarës apo një Ethernet switch;shikoni Kapitullin 5.) Në IP terma, kjo nderlidhje e rrjetit,tre host interface-at dhe një ruter interface formojnë një subnet. (Subnet-i është quajtur gjithashtu një IP rrjet ose thjesht një rrjet në literaturën e internetit.) IP adresimi i cakton një adresë këtij subnet-i: 223.1.1.0/24, ku /24 simboli(shënimi), i njohur ndonjëherë si një subnet maskë(subnet mask), tregon se 24 bit-ët parë nga e majta të sasisë së përcaktuar 32-bit të subnet adresës.Kështu subneti 223.1.1.0/24 përbëhet nga tre host interface-a (223.1.1.1, 223.1.1.2, dhe 223.1.1.3) dhe një ruter interface (223.1.1.4). Çdo host shtesë i bashkangjitur me subnet-in 223.1.1.0/24 do të jetë e nevojshme të ketë një adresë të formës 223.1.1.xxx.
IP përkufizimi i nje subnet-i nuk është i kufizuar në Ethernet segmente që lidhin host-e të shumta në një ruter ndërfaqe. Për të marrë një pasqyrë këtu,konsideroni rastin i cili tregon tre ruter-ë që janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin me pikë-për-pikë(point-to-point) lidhje. Çdo ruter ka tre interface-a, një për çdo pikë-për-pikë(point-to-point) lidhje dhe një për lidhjen e transmetimit që lidh direkt ruter-in me një palë të host-ëve. Çfarë subnet-a janë të pranishëm këtu? Tre subnet-a, 223.1.1.0/24, 223.1.2.0/24, dhe 223.1.3.0/24, janë ngjashme me subnet-at që kemi hasur në figurën 4.15. Por vini re se ka tre subnet-a shtesë në këtë shembull, si edhe: një subnet, 223.1.9.0/24, për interface-at që lidhin ruter-ët RI dhe R2, një tjetër subnet, 223.1.8.0/24, për interface-at që lidhin ruter-ët R2 dhe R3, dhe një subnet të tretë, 223.1.7.0/24, për interface-at që lidhin ruter-ët R3 dhe R1. Për një sistem gjeneral të ndërlidhur të ruter-ëve dhe host-ëve, ne mund të përdorim recetën e mëposhtme për të përcaktuar subnet-at në sistem:
Për të përcaktuar subnet-at, heq(shkëput) çdo interface nga host-i të ose router-i i tij, duke krijuar ishujt e rrjetave të izoluar, me interface-a duke përfunduar pikat e fundit(end points) të rrjetave të izoluar. Secili nga këto rrjeta të izoluara është quajtur një subnet Nëse do të zbatonim këtë procedurë në sistemin e ndërlidhur në rastin e mëparshëm, ne fitojmë gjashtë ishuj apo subnet-a.
Nga diskutimi i mësipërm, është e qartë se një organizatë (të tilla si një kompani apo institucion akademik) me Ethernet segmente të shumta dhe lidhjet pikë-për-pikë(point-to-point) do të ketë subnet-a të shumtë, me të gjitha pajisjet në një subnet të caktuar që ka të njëjtën subnet adresë. Në parim, subnet-at e ndryshëm mund të ketë subnet adresa krejt të ndryshme. Në praktikë, megjithatë, subnet adresat e tyre shpesh kanë shumë të përbashkëta. Për të kuptuar pse, në vazhdim të kthejmë vëmendjen tonë në atë se si është trajtuar adresimi në Internetin global.
Strategjia e caktimit të internet adresës është e njohur si klasa Interdomain Routing (CIDR-pronounced cider) [RFC 4632]. CIDR përgjithëson idenë e subnet adresimit. Si me subnet adresimin, 32-bit IP adresa është e ndarë në dy pjesë dhe përsëri e ka formën pika-dhjetore(dotted-decimal) a.b.c.d/x, ku x tregon numrin e bit-ëve në pjesën e parë të adresës. X bit-ët më të rëndësishëm të një adresë të formës a.b.c.d/x përbëjnë pjesën e rrjetit të IP adresës, dhe janë përmendur(referuar) shpesh si prefiks (ose prefiksi i Rrjeti-t) i adresës. Një organizatë është caktuar zakonisht si një bllok i adresave të afërta, që është, një varg i adresave me një prefiks të përbashkët. Në këtë rast, IP adresat e pajisjeve në organizatë do të ndajnë prefiksin e përbashkët.