Irva Stefa
Irva Stefa U lind me 5 Dhjetor 1989 Fier Motra e e këngëtares së njohur Rovena Stefa Irva është diplomuar ne Fakultetin Ekonomik dhe ka zgjedhur të vazhdojë karrieren e saj në fushën e muzikës ashtu si motra e saj Rovena Stefa. Pas publikimeve te 2 videove të saja premiere "Tregom" dhe "Rock This Party" është gati të lancojë këngën e re dhe prezantuese të albumit të saj të parë.
Pas një suksesi të performancave ku Irva ka kënduar në clubet me në zë të Tiranës për sa i përket muzikës së lehtë, ajo thotë se këndimi ‘live’ të jep shumë emocion dhe e përcjell muzikën me gjithë forcën e saj dhe se kjo është një nga pasionet e saj me të mëdha.
Vera 2013 ka qenë një sezon i mbushur me angazhime për këngëtaren e re ku më së shumti ka performuar live në diskotekat verore në bregdet si dhe gjatë së cilës ajo ka realizuar edhe 2 sete fotografike ashtu sic thote ajo, nën diellin e nxehtë të Shqipërisë.
Ajo thotë se ështeë e rëndësishme që të realizosh atë që do dhe ta lidhesh jetën tënde rreth asaj. Kjo nuk është një rruge me lule por plot me vështirësi të cilat ajo ka vendosur ti kapërcejë. Rezultatet do ti shohim së shpejti.