Jump to content

Ishulli i Kunës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ishulli Kune)

Ishulli i Merxhanit (Kune) është ishull ranor i ulët në bregdetin e Lezhës, në të djathtë të deltës së Drinit të Lezhës, 1.5 km larg bregut. Shtrihet me drejtim lindje-perëndim dhe ka sipërfaqe 125 ha. Është krijuar nga prurjet e ngurta të Drinit dhe kjo bën që forma e madhësia e tij të ndryshojnë vazhdimisht. Në një rrip të ngushtë ranor në anën lindore kalon rruga që ishulli Kune me Lezhën. Në anën jugore e lindore laget nga laguna e Merxhanit, e cila në dy vende lidhet me detin. Më shumë se gjysma e ishullit zihet nga një kënetë e cekët. Ishulli Merxhani (Kune) dallohet për pasurinë dhe shumëllojshmërinë e faunës (sidomos të shpendëve ujore) dhe prandaj është shpallur rezervat kombëtar dhe monument natyre.