Islam Mani
Appearance
Islam Mani Ka lindur në qytetin e Pogradecit. Mbaroi Akademinë e Aviacionit për pilot. Gjatë karrierës ushtarake kreu detyrën e komandantit të ekuipazhit në Akademinë e Aviacionit në Vlorë. Në nëntor të vitit 1973, gjatë një fluturimi stërvitor me avionin JAK-18 pësoi katastrofë ajrore në Malin e Shushicës. Me vendim të Bashkisë së Vlorës Nr.132, datë 09.08.1994, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Pogradec.