Jump to content

Isoja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Siç mund ta dini isoja është një tingull i zgjatur që mbahet nga një ose më shumë veta gjatë shoqërimit të këngëve popullore polifonike me 3 dhe 4 zëra. Në popullsinë e trevave polifonike, krahas termit iso, përdoren edhe një varg emërtimesh të tjera, si: grupi që “mban zë”, grupi që “e mbush këngën” (mbushësit), grupi që “zien”, grupi që “mban e”, grupi që “mban kaba” etj. Në polifoninë vokale shqiptare, toni i Isos shfaqet në disa mënyra: duke mbajtur një tingull të pandërprerë në zanoren “e”; duke mërmëritur apo belbëzuar fjalët e këngës etj. Një lloj isoje ndeshet edhe në muzikën e disa veglave me frymë, si te gajdja, bishnica etj. dhe të veglave me tela, si te sharkia, çiftelia e lahuta.