Israel Gutman

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Israel Guttman at Eichmann trial1961.jpg

Israel Gutman i lindur në Varshavë në vitin 1923. Ka luftuar kundër nazistëve në kryengritjen hebraike të vitit 1943 në Varshavë, ku dhe u plagos. Më pas ai u arrestua dhe kaloi 2 vjet në kampet naziste të përqëndrimit, duke përfshirë dhe kampin Aushvitz. Pas përfundimit të luftës, Gutman shkoi për të jetuar në Izrael, ku dhe iu përkushtua studimit të Holokaustit. Ai gjithashtu ishte themelues i Institutit Ndërkombëtar të 'Yad Vashem-it' për kërkimet e Holokaustit. Gjatë një periudhe kohore, Israel Gutman ishte drejtues i këtij Instituti dhe më pas shefi i departamentit të historisë. Profesori Gutman është redaktori i Enciklopedisë së Holokaustit.