Izet Abdyli
SHËNIME PËR AUTORIN
Izet Abdyli u lind më 26 shkurt 1961 në fshatin Dobroshec të Drenasit.
Shkollimi: Shkolla fillore ,,Rilindja” Dobroshec, Gjimnazi ,,Gjergj - Kastrioti Skënderbeu” Gllogoc, Fakulteti Juridik, në Prishtinë,
Fakulteti Filozofik - Master i Arkivistikës.
Është prezantuar në shumë antologji poetike, të poetëve shqiptarë.
Gjatë luftës në Kosovë 1998-1999, ka raportuar për QIK-un dhe RTSH, përmes redaksisë së TVP-së, në Prishtinë.
Nga viti 2014, kryetar i Asociacionit të letrarëve dhe artistëve, Art Club ,,Rifat Kukaj” Drenas
Krijimtaria letrare dhe publicistike:
1. “Fjalë Zemre” poezi, 1995
2. “Kur vjeshta shkund pikëllimin” poezi, 2005
3. ,,Ne mes jetës dhe vdekjes-Fletëza ditari lufte”
publicistikë, 2008
4. ,,Zogu i dritës” poezi për fëmijë, 2012
5. ,,Ata që panë vdekjen me sy “ (publicistikë),
2014
6. ,,Farfuri dashurie” poezi, 2015
7. ,,Magjia e artit dhe fjalës” vështrime dhe
recensione, 2016
8. ,,Lirinë dikush po e vret” poezi, 2017
9. ,,Gri” poezi, 2018
10. ,,Fundi i perandorëve” poezi, 2018.
11. ,,Biblioteka, Arkivi dhe Trashëgimia
kulturore” 2019
12 ,,Siari” poezi për fëmijë
13. ,,Rituale të paturpshme", poezi(satira) 2021
14. ,,Shprush kujtimet, poezi 2021
16. ,,Leksiokoni i shkrimtarëe t Drenics” Botues Art Club “Rifat Kukaj”, 2022
17. ,, Udhpershkrime, rrfime, tregime” Botues Art Club “Rifat Kukaj”, 2022
18. ,,Përvijime letrare" Botues Art Club ,,Rifat Kukaj" 2024
POEZIA QË FITOI ÇMIMN E DYTË NË MANIFESTIMIN ,,ORA E MADHE LETRARE NË 25 VJETORIN E MASAKRËS SË REÇAKUT" NË SHTIME
ME TRASTËN E KUJTIMEVE
Me trastën e kujtimeve stinëve kam ngarendur
E në copa shpirtrash dhimbjen kam pjesëtuar
Në supe kam ngarkuar peshën e atyre që nuk janë
E zemra sa nuk ka pëlcitur nga acari kallkan
Me trastën e kujtimeve stinëve kam ngarendur
Luginave, shpateve e krojeve që rridhnin gjak
Atje ku ende ndiheshin gjamet, rënkimet e të plagosurve
E në majëmali një shqiponjë drejt qiellit valonte në bajrak
Me trastën e kujtimeve stinëve kam ngarendur
Gjurmëve të atyre që u bënë rreze lirie
Të atyre që në degëlisash u mbetën ëndrrat e v(arura)rara
Të atyre që u kthyen në yje përjetësie
Me trastën e kujtimeve stinëve kam ngarendur
E më janë përzier vaje, zëra kushtrimi e këngë
Si feniks prej hiri të rënët janë ringjallur
Pastaj në gurë muranash janë kthyer e kanë zënë vend
7-9 dhjetor 2023
Shifra: ,,Wokeri po vjen”