Jump to content

Jani Prokop Tarifa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jani Prokop Tarifa Ka lindur më datë 05.12.1958 në fshatin Hundëkuq të rrethit Gjirokastër. Mbaroi Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1977, në vitin 1981 përfundoi studimet në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, ku u titullua Pilot Gjuajtës Bombardues për avionët reaktivë. Që nga data 15.02.1984 e deri në fund të jetës së tij Jani punoi në Regjimentin e Rinasit,- sot Baza Ajrore, ku ka kryer detyra të ndryshme deri në atë të komandantit të katërshes.Më 16 shtator 2004, ra në krye te detyrës, pasi avioni MIG-19 humbi komandimin dhe pësoi katastrofë. Me propozim të Ministrit të Mbrojtjes zotit Pandeli majko, me vendim të Qeverisë Shqiptare, piloti 46 vjeçar Jani Tarifa, i cili ra në krye të detyrës u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Tiranë.