Jani Vruho: Rrufeja e Rilindjes Kombëtare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jani Vruho: Rrufeja e Rilindjes Kombëtare Biografi me autor Ilia Vasili. Botuar nga Shtëpia botuese "UET Press" në vitin 2022. Libri ka 182 faqe. ISBN 978-9928-320-90-2

Në ndërtimin e kësaj monografie, autori kthehet pas në kohë, pikërisht atëherë kur pikëpamjet e Jani Vruho, Thanas Pashkos dhe të Theofan Stilian Nolit, po projektonin Shqipërinë e së nesërmes. Autori nëpërmjet renditjes së fakteve dhe dëshmive na rindërton me kujdes trajektoren e veprimtarisë së Vruhos dhe në të njëjtën kohë, në mënyrë të vetvetishme një hartë të veprimtarisë dhe të protagonistëve të shqiptarizmës.