Jump to content

Java Kulturore Shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

një manifestim tradicional kulturor. Parakalimi nëpër rrugë dhe vallëzimi në sheshin e qytett krijoi një atmosferë vërtetë festive ashtu edhe siç i ngjanë këtij evenimenti kulturor.

Nata e parë e Javës kulturore Shqiptare kaloi me prezantimin e ansambleve “ Gjilani “ nga Gjilani, “ Emin Duraku nga Shkupi, “Grupi i valltarëve”nga Presheva dhe Bajram Shabani nga Kumanova. Me këtë rast kumanovarët patën rast të shohin valle të përgatitura mirë me motive nga vise të ndryshme ku jetojnë shqiptarët.

Natën e parë para kumanovarëve u prezantuan edhe këngëtar të estradës shqiptare si Xhezair Elezi, Kadri Ismaili, Nuredin Fetahu,Mentor Kurtishi, Selajdin Miftari, Kanita Suma si dhe këngëtartë tjerë.

Gjatë hapjes solemne , Agim Beluli, paralajmëroi se ky eveniment do të vazhdojë traditën edhe viteve tjera kuptohet duke u begatuar edhe më shumë.

Nata e sontme e cila gjithashtu mbahetnë sheshin e qytetit është e rezervuar kryesisht për këngëtarë të estradës zbavitëse shqiptare.

Në mbrëmjen e dytë kënduan talentë të rinj të muzikës, grupet e këngëtarëve të muzikës zbavitëse si Hidaver Osmani, Avi “Hareja”, Avi “Foleja” dhe këngëtarë të tjerë të muzikës zbavitëse dhe popullore. Në këtë mbrëmje shkëlqyen edhe valltarët e ansamblit kulturor artistik “Bajram Shabani” nga Kumanova.

Me këtë rast kumanovarët patën rast të shohin valle të përgatitura mirë me motive nga vise të ndryshme ku jetojnë shqiptarët. Edhe kjo natë kaloi deri në orët e para të mëngjesit.

Java kulturore shqiptare finansiarisht mbështet nga Komuna e Kumanovës dhe Ministria e kulturës, ndërsa mbahet nga 18 korriku deri më 24 korrik. Të përkujtojmë se Java kulturore shqiptare finansiarisht mbështet nga Komuna e Kumanovës dhe Ministria e kulturës, ndërsa mbahet nga 18 korriku deri më 24 korrik.