Jump to content

Jazz fusion

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Jazz-fusion)

Jazz fusion, fusion, apo jazz-rock është zhanër i përzier muzikor i cili u zhvillua nga miksimi i ritmeve të muzikës funk dhe R&B me amplifikimin dhe efektet e muzikës rock, takte muzikore komplekse si dhe kompozime të zgjeruara dhe (shumicën e kohës) instrumentale me qasje të jazz-it - duke përfshirë improvizime të gjata grupore dhe përdorim të teknikave të avansuara në instrumente. Termi "jazz-rock" shpesh përdoret si sinonim për "jazz fusion" si dhe për muzikën e performuar nga rock bendet e viteve të 60-ta dhe 70-ta të cilat shtuan elemente të jazz-it në muzikën e tyre. Një pjesë e muzikës progressive rock gjithashtu etiketohet si "fusion".

Pas një dekade të popullaritetit gjatë viteve të 70-ta, fusion zgjeroi qasjet improvizuese dhe eksperimentale gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta. Albumet e muzikës fusion, edhe ato të krijuara nga bendi apo artisiti i njëjtë, mund të përmbajnë stile të ndryshme në vete. Në vend se të jetë zhanër muzikor i kodifikuar, fusion mund të shihet si traditë apo qasje muzikore.