Jump to content

The Life of Verdi (miniseriali)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Jeta e Verdit)

Jeta e Verdit është një mini-serial biografik në gjuhën italiane, i realizuar në 1982, me regjisor Renato Castellani, i cili tregon jetën e kompozitorit italian Giuseppe Verdi. Castellani gjithashtu bashkëpunoi në shkruarjen e skenarit origjinal me Leonardo Benvenuti dhe Piero de Bernardi. Versioni anglez u shkrua nga Gene Luotto dhe u tregua nga Burt Lancaster. Mini-seriali u transmetua për herë të parë në 1982 dhe u vu në dispozicion si DVD në 2003. Produksioni përfshin aktorin britanik Ronald Pickup si Giuseppe Verdi, balerinën dhe aktoren italiane Carla Fracci si Giuseppina Verdi, Giampiero Albertini si Antonio Barezzi, etj. I financuar nga një shumicë e kompanive kombëtare evropiane të transmetimit televiziv, seriali është një përshkrim i saktë i jetës së Verdit. Sipas materialit promovues për prodhimin seriali "...është filmuar në Itali, Leningrad, Londër dhe Paris... Ky mini-serial epik mori vite të tërë për tu krijuar duke kërkuar më shumë se 100 aktorë, 1800 figurantë dhe 4000 kostume."

Versioni në gjuhën angleze ka shtatë episode 90-minutëshe që arrijnë në 630 minuta ndërsa ai origjinal, italian, nëntë episode 70-minutëshe.

  1. "Fëmijëria, Barezzi dhe Milano"
  2. "Margherita, Tragjedia dhe Nabucco"
  3. "Patriotizmi, Lombardët dhe Ernani"
  4. "Giuseppina, Revolucioni dhe Rigoletto"
  5. "Italia e Pavarur, La Traviata dhe Un Ballo"
  6. "Wagner, Tereza dhe Aida"
  7. "Kriza, Otello & Falstaff"

http://www.imdb.com/title/tt0087621/