Jump to content

Xhuzepe Verdi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Giuseppe Verdi)
Portret i Gjuzepe Verdit, nga Giovanni Boldini, 1886 - Galleria Nazionale d'Arte Moderna, Roma

Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori më i njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit XIX. Ai mbetet si njëri ndër kompozitorët më të njohur të botës në historinë e operës. Verdi lindi më 10 tetor 1813 në fshatin La Ronkole të Italisë Veriore, në një familje të varfër. Prirja dhe dashuria e tij për muzikën u shfaqën qysh herët, por shkollimi qe i vështirë, ngase kishte prejardhje nga fshati dhe mungesë të mjeteve materiale.

Në moshën 18-vjeçare, dëshiron të regjistrohet në konservatorin e Milanos, por u refuzua për shkak se kishte kaluar moshën e paraparë dhe se nuk zotëronte mirë pianon. Për këtë arsye, Verdi u detyrua që ta mësonte muzikën privatisht dhe njëkohësisht të punonte që të siguronte ekzistencën. Në saje të talentit të rrallë dhe zellit të madh, Verdi arriti të kompensonte mësimet që do t'i bënte në konservator. Meqë punonte si instrumentist në qytezën Buseto, arriti të krijonte operat e para që do të shfaqeshin në Milano. Ai, përveç punës për ngritjen e tij profesionale, lexonte veprat e Hygosë, Sherlit, Dymasë, Shekspirit etj, vepra këto që do të bëheshin mbështetje për krijimin e libreteve të operave të tij të njohura. Xhuzepe Verdi jetoi në kohën kur populli i tij po luftonte për çlirimin dhe bashkimin e atdheut, kësisoj ishte dëshmitar dhe pjesëmarrës në këto luftëra. Faza e parë e krijimtarisë së Verdit frymëzohet nga këto ngjarje, prandaj kjo etapë mund të quhet si etapa revolucionare e Verdit. Gjatë kësaj kohe, ai arriti suksesin e vet të parë me operën "Nabukodonozor", e cila, me përmbajtjen e saj alegorike, aludonte lëvizjen revolucionare të Rizorgjimentos (Rilindjes); që nga kjo operë, emri i Verdit u bë simbol i kësaj lëvizjeje që shprehej me: (VIVA Vitori Emannuel) "Rroftë Vitorio Emanueli, mbreti i Italisë!", pra, i brohorisnin mbretit të Italisë në vend të atij të Austrisë nën sundimin e të cilit ishte Italia. Korali nga opera "Nabukodonozor" këndohej si këngë patriotike nga masat italiane.

Pas suksesit të parë e të madh, radhiten operat e tjera të Verdit, i cili u bë i njohur dhe i popullarizuar jo vetëm në Itali, por edhe në Evropën e kulturuar. Verdi dallon nga bashkatdhetarët e tij kompozitorë, të cilët për vite të tëra jetonin larg atdheut. Ai, tërë jetën e tij, e kaloi në atdhe-Itali lidhur me popullin si një patriot i vërtetë, duke studiuar historinë, jetën dhe mbi të gjitha muzikën popullore dhe artistike të traditës nga e cila hoqi disa mungesa eventuale që vëreheshin veçanërisht në operat seria. Ai bëri sintezën e vetive pozitive të operës italiane, veçmas duke ruajtur traditën e "bel kantos" jo për qëllim në vetvete, por në shërbim të përmbajtjes.

Meloditë e operave të tij ishin të çliruara nga virtuoziteti dhe koloraturat e tepruara dhe të dominimit të muzikës mbi përmbajtjen. Përmbajtja dhe muzika ishin të mishëruara te njëra-tjetra, prandaj ai me vëmendje zgjodhi tekstet që do t'i kompozonte, si dhe bashkëpunoi ngushtë me libretistin Piave dhe me shkrimtarin e kompozitorin Arigo Boito. Thelloi anën dramatike dhe psikologjike të karaktereve të protagonistëve të operave të tij. Muzika e tij mbështetej në gurrat e muzikës popullore, prandaj u mbështet nga shtresat e gjera të popullsisë.

Edhe vetë Verdi është kompozitor nacional me vlera polinacionale. Qysh gjatë jetës së tij, ai u bë i njohur dhe i popullarizuar si një ndër fytyrat më të njohura të vendit dhe të Evropës. Pleqërinë e thellë e priti të qetë dhe pa trazira. Vdiq në moshë të shtyrë më 1901. Verdi kompozoi 26 opera dhe një rekuiem të njohur. Të gjitha operat nuk kanë përmbajtje të përhershme. Në fillim dhe në mbarim të jetës së tij kompozoi opera komike, ndërsa pjesa tjetër (shumica absolute) kanë një përmbajtje serioze dhe disa sosh janë edhe tragjedi. Operat më të njohura, të cilat radhiten ndër kryeveprat e muzikës operistike të botës janë: "Nabukodonozor", "Rigoleto", "Trubaduret", "Traviata", "ballo me maska", "Aida", "Othello", "Falstaf", operë komike.

Në historinë e gjatë të operës, Verdi zë vendin e nderit, sepse arriti të bashkojë traditat më të bukura të operës italiane, të mbetet thellësisht kombëtar, t'u shmanget elementeve negative të operës italiane, të përthithë elementet pozitive që ishin shfaqur në artin e operës në shekullin XIX, madje edhe disa elemente të reformës së Vagnerit dhe të realizimit të letërsisë së kohës.

Roli i Verdit në Risorgimento

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]