Jezerc
Jezercë është një vendbanim në komunën e Ferizajt, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Bjeshkas dhe Kushtrim. Fshati Jezercë është në lindje të tij dhe përfshin një nga hapësirat gjeografike më të mëdha në këtë komunë si dhe në Kosovë. Jezercë është një vendbanim kodrinor- malor i tipit të shkapërderdhur, por një çerdhe veprimtarësh atdhetarë për çështjen kombëtare-liridashëse. Ka një lashtësi, por zyrtarisht nuk janë bërë hulumtime. Nga punët e rastësishme janë gjetur eksponate të ndryshme, që vërtetojnë një lashtësi të këtij vendbanimi. Thuhet se fshati Jezercë është një fshat i banushëm që nga koha iliro-romake.Prejardhja e emrit Jezercë
Redakto
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për prejardhjen e emrit ‘Jezercë’ ka shum mendime, të cilat e lidhin fshatin me periudha të ndryshme kohore. Disa nga të vjetrit e fshatit, prejardhjen e emrit e lidhin me periudhen e pushtimit serb ne vitet e 1900, ku sipas pleqve për mbortjen e fshatit nga pushtuesi sllav, banorët vendas kishin bllokuar lumin duke ngritur një pend duke krijuar nje liqe të vogël artificial, të cilën do e shkatrronin me rastin e afrimit të ushtris serbe me që rast uji do merrte me vete te gjithë ata pushtues si dhe fshatin Nerodime i cili veqse ishte i pushtuar, plan i cili nuk u realizua sepse një grua serbe kishte lajmëruar ushtrin serbe gjatë rrugës duke ju thënë që të mos shkonin lart pershkakë që banorët kishin zënë ‘JEZER’ (shqip-liqe).