Joan Pelushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Иоанн (Пелуши).jpeg

Mitropolit Joan (ish Fatmir Pelushi; 1 janar 1956) Si Mitropolit i Korçës.

Biografia[redakto | përpunoni burim]

I lindur në 1 janar 1956, flet rrjedhshëm Anglishten. Ka studiuar për disa vite në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara.

Ai është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën "Master of Divinity". Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Me tu diplomuar në "Kryqin e Shenjtë" me Master në studimet Teologjike, u rikthye në Shqipëri, ndërsa Kryepeshkopi Anastas e caktoi që të japë mësim në Seminar, si edhe të shërbej ne vende të tjera brenda Kishës. Ai e hirotonisi në dhjak në 27 shkurt 1994, e më pas si prift në 4 dhjetor të të njëjtit vit. Në 1995-ën une merr një të drejtë studimi edhe rikthehet në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar studime të mëtejshme. Kur u kthye në 1996-tën, caktohet si drejtor i Seminarit Teologjik në Durrës, si edhe ngrihet në rangun e Arkimandritit në 19 nëntor.

Në 18 korrik 1998, u zgjodh si Mitropoliti i Korçës edhe u fronëzua dy ditë më pas.

Ai ka përkthyer një numër librash në shqip:1-Mbi Shpirtin e Shenjtë, botuar më 1996.2-Besimi Ortodoks. Vëll. I Doktrina, botuar më 1997.3-Besimi Ortodoks. Vëll. II Adhurimi, botuar më 1997.4-Besimi Ortodoks. Vëll. III Shkrimi i Shenjtë dhe Historia e Kishës, botuar më 2000.5-Besimi Ortodoks. Vëll. IV Spiritualiteti, botuar më 2002.6-Shën Siluani, botuar më 2003.7-Dogmatika, (Dispensë) tekst mësimor në Akademinë Teologjike.8-Shenjtorët iliro-shqiptarë, (Dispensë) 9-Predikime.

Gjithashtu Mitropoliti i Korçës Joani ka botuar artikuj të shumtë në gazetën “Ngjallja”, ka referuar kumtesa nëpër simpoziume shkencore brenda dhe jashtë vendit duke përfaqësuar me dinjitet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me kujdesin e tij del ne qarkullim revista “Tempulli”.

Burimi[redakto | përpunoni burim]