Jorgji Adhami
Dr. Jorgji Adhami (1916-2010) mjek shqiptar, lindi në Hoçisht të Devollit. Kreu gjimnazin e Tiranës dhe filloi studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Firences. Në vitin 1942 i ndërpreu studimet për të marrë pjesë në luftën kundër okupatorit. Ai është burgosur dhe internuar. Vazhdoi studimet në Zagreb (1946-1948) dhe në Sofie (1948-1950), ku edhe u diplomua. Shërbeu si specialist në sektorin antimalarik të Ministrisë së Shëndetësisë (1950-1965). Ndërkohë është kualifikuar jashtë vendit për organizimin e luftës kundër malaries dhe në parazitologji. Në vitin 1965 u transferua në “Laboratorin Qendror të Kërkimeve Mikrobiologjike në sektorin e Malaries dhe luftës kundër Sëmundjeve parazitare”. Në vitin 1967 u emërua zv.drejtor i këtij laboratori dhe deri në vitin 1986 shef i “Laboratorit të parazitologjisë”. [1] [2]