Jorgji Fane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jorgji Fane Ka lindur më 03.07.1950 në fshatin Podë të rrethit të Kolonjës. Mbaroi Akademinë e Aviacionit për teknik avioni në Vlorë. Ka punuar si teknik avioni në Regjimentin e Rinasit e më pas në atë të Gjadrit. Ra në krye të detyrës në verën e vitit 1989, ndërsa po kryente punime në avionin e tij. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 228 datë 02.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.