Josep Bonaplata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Josep Bonaplata Corriol
Të dhënat personale
Lindi më: 1795
Lindi në: Barcelonë
Vdiq më: 2 qershor 1843
Vdiq në: Bunyol
Profesioni: Ndërmarrës industrial

Josep Bonaplata Corriol (Barcelonë, 1795 - Bunyol, 2 qershor 1843) ishte ndërmarrës industrial katalunas i njohur për përfshirjen e makines me avull në Katalonjë dhe Spanjë. Prindërit e tij, Ramon Bonaplata dhe Teresa Corriol, ishin prudhues të tekstilit, kryesisht të chintz-it, dhe pati tre vëllezër, Salvadorin, Ramonin dhe Narcisin.

Rinia dhe udhëtimi në Angli[redakto | përpunoni burim]

Josep Bonaplata punoi në punishten familjare derisa babai i tij u penzionua dhe biznesin e mori vëllai i tij më i vjeter, Salvadori.[1] Në vitin 1828 Josepi dhe shoku i tij Joan Vilareguti hapen një fabrikë të tekstilit koton në Sallent, e cila punonte me fuqi ujore të lumit Llobregrat.[1][2] Në vitin 1829, në përpjekje për ta modernizuar biznesin e tij, atij iu dha leja nga qeveria spanjolle për të importuar motorin me avull anglez.[3]

Bonaplata udhëtoi për në Britani me Joan Rullin dhe me një burrë të quajtur Camps për të mësuar mbi industrinë e tekstilit në Lancashire dhe të blente manikerinë e nevojshme nga punishtja Boulton and WattBirmingham.[2] Në Londër, ai mori autorizimin për ta importuar makinën me avull nga ambasadori spanjoll Francisco Cea Bermudezi. Bonaplata dhe Rulli u kthyen në Kataluni në korrik të vitit 1830, por Campsi qëndori në Mançester për të vazhduar mësimin mbi makinerinë, veçanërisht në tjerrjen e Riçard Robertsit të cilën Bonaplata planifikonte ta prodhonte nën licensë. [1]

Ndërmarrja industriale[redakto | përpunoni burim]

Më 30 shtator 1831 Bonaplata formoi firmen Bonaplata, Rull, Vilaregut i Cia me tre vëllezërit, shokun e tij Joan Vilaregutin dhe partnerin e ri Joan Rullin. Kompania kishte kapital prej 1.600.000 reales.[1] Fabrika Bonaplata (e njohur edhe si El Vapor) ishte në Carrer Tallers në lagjen Raval të Barcelones dhe pati dy aktivitete: në vitin 1832 u instalua një shkritore hekuri me një punëtori për të bërë vegja mekanike dhe në nëntor të vitit 1833 u hap punishtja mekanike për gërshetim dhe tjerrje. Kjo ishte fabrika e parë në Spanjë që përdorte makinen me avull.[2] Vlera e tij dhe ndikimi shoqëror është njohur menjëherë, pasi punësoi përafërsisht 700 persona dhe kjo e frymëzoi modernizimin e ekonomisë. [4]

Sidoqoftë, fabrika u sulmua dhe u dogj natën e 4 gushtit dhe me 5 gusht të vitit 1835 nga gangsterët ludit të njohur si Bullangues.[1][5] Humbjet nga fatkeqësia arrinin deri në 2.696.625 reales. Bonaplata paditi qeverinë spanjolle për dështimin në ndalimin e trazirave. Fillimisht, qeveria u përpoq të shmangte përgjegjësinë, por më pas i kërkoi Cortes Generales (parlamentit) leje për të paguar një kompensim. Më 1 prill 1837 Josep Bonaplata u paraqit para Cortesit dhe pranoi të rindërtonte një fabrikë të re dhe më të madhe që të fillonte industrinë spanjolle të modernizuar, por komiteti i thesarit vendosi se ai duhet të heqë dorë nga çdo pretendim për kompensim në qoftë se ai donte investimet e shtetit për sipërmarrjen e tij të re.[6]

Gjatë kësaj kohe, Bonaplata vazhdoi të jetonte në një dhomë modeste në Madrid ku ai formoi Bonaplata, Sandford y Cia për ta rifilluar projektin. Biznesi u formua në ish manastirin e Shën Barbares, në lagjen [[:en:Hortaleza |Hortaleza]]. Në këtë kohë ai ishte 42 vjeçar dhe akoma beqar. Biznesi përfshinte uzinën e dytë metalurgjike dhe inxhinierin e quajtur William Sanford.[6] Bonaplata y Hermanos (Bonaplata dhe Vëllezërit), dhe Sanfordi mbeti si teknik. Ramoni mori përsipër biznesin e Madridit, i cili kishte kapital 200.000 reales, ndërsa Narcisi hapi një furrë të re shpërthimi në Sevilje me kapital 90.000 reales. Vendimet kryesore për të dy bizneset ende merreshin nga Josepi. [6]

Dy vite më vonë Narcisi mori kontrollin e plotë të fabrikes andaluziane, duke e lënë Bonaplata y Hermanos në Madrid me kapital 403.063 reales. Edhe pse Josep Bonaplata kishte në pronëse pjesën më të madhe të interesit në Shën Barbara, dokumentet legale i kishte vëllai i tij Ramoni si administratori i vetëm, mbase për shkak të shëndetit të ligë të Josepit, edhe pse ai e mbajti të drejtën për të vepruar në çdo gjë që ai mendonte se ishte e nevojshme. [6]

Biznesi rural[redakto | përpunoni burim]

Disa muaj pas shkatërrimit të El Vapor-it në dhjetor të vitit 1835, Josep Bonaplata pagoi 187.000 reales për pasuritë Espinar-e në fshatin valencian të Llirias. Këtu ai ndërtoi një fabrikë të vajit të ullirit dhe mbolli shumë pemë bajamesh. Ai po ashtu investoi 1.190.000 reales në një projekt që do të lidhte Cincan dhe Segren që ta ujitë zonën e Lliteras. Plani u dha nga shoku i tij Antoni Gasso, por nuk u bë asgjë. [6]

Sëmundja dhe vdekja[redakto | përpunoni burim]

Çrregullime të rënda të frymarrjes e preken Bonaplaten duke ndikuar edhe në punën e tij. Nga frika e sulmit të tij të fundit, ai e bëri testamentin e tij në maj të vitit 1840. Tri vite më vonë ai vendosi të kthehej në fermën Espinar në Lliria. Më 30 maj 1843, Bonaplata ia dorëzoi testamentin e tij avokatit dhe filloi udhëtimin por pati një sulm të astmës më 2 qershor derisa po kalonte pranë fshatit Bunyol. Ai ishte 48 vjeçar.[6]

Ai vdiq pa lënë trashëgimtar prandaj vëllezërit e tij ishin vazhdimësi. Dihet se ai pati një vajzë jo legjitime të quajtur Sofia por ajo vdiq në lindjen në vitin 1840. Josepi dhe nëna e fëmijës së tij, Jesusa Romero, ishin çift. [6]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b c d e Jordi Nadal: p. 6-8
  2. ^ a b c Enciclopèdia Catalana
  3. ^ The news was greeted with strong opposition from the Catalan trade organisation, Junta de Comerç, as it was feared that the project was a cover-up for importing cheaper English textiles. The businessmen would later change their minds after inspecting the new factory site in Barcelona in March 1833. Jordi Nadal: p. 6-8
  4. ^ In 1834 the French geographer Moreau de Jonnès praised the factory in the Spanish part of his "Statistique de l'Agriculture de France", which compared European economies. This was translated into Spanish by the lawyer and future politician Pascual Madoz in his "Estadística de España" in 1835, who added the comment that El Vapor brought about a "full revolution". In 1846 Madoz highlighted again the importance of the Bonaplata Factory as the dawn of the new industrial age. In 1867 Ildefons Cerdà, the Barcelona urban planner who reshaped the city, talking about his youth, remembered "El Vapor" as the turning point between two ages. Jordi Nadal: p. 7 and 15
  5. ^ Years later Valentí Esparó used the same place to build up a workshop that would become the basis of a famous factory, La Maquinista. Enciclopèdia Catalana
  6. ^ a b c d e f g Jordi Nadal: p. 9-11

Bibliografia[redakto | përpunoni burim]