Jostein Gaarder

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jostein Gaarder është një intelektual dhe shkrimtar bashkëkohor nga Norvegjia.Lindi ne vitin 1952.Studioi filozofi ,teologji dhe teori letërsie në Oslo.Për dhjetë vjet rresht ka qenë mësues në shkolla dhe institucione për arsimimin e të rriturve.

Ai është autor i disa romaneve dhe librave për fëmijë. Gaarder shkruan shpesh nga perspektiva e fëmijëve, duke eksploruar të kuptuarit dhe habitjen e tyre ndaj botës. Ai shpesh përdor metafikshën në veprat e tij duke shkruar histori brenda historive. Libri i tij më i njohur i cili është kthyer edhe në një best seller është " Bota e Sofies" apo "Sophie's World".Ky libër rekomandohet për çdo familje veçanërisht për të rinjtë,që gjejnë në të një pasqyrë të domosdoshme të thelbit të filozofisë.