Këndet shtuese
Appearance
Këndet shtuese (apo këndet suplementare) janë çifte këndesh që e kanë shumën 180°. Kështu shtojcë e një këndi x gradë është një kënd i (180 - x)°.
Nëse dy kënde shtuese janë të ngjitur (dmth kanë një kulm dhe një brinjë të përbashkët), brinjët jo të përbashkëta të tyre formojnë një vijë të drejtë. Megjithatë, këndet shtuese mund të mos jenë në të njëjtën drejtëz, por mund të ndahen në hapësirë. Për shembull, këndet e njëpasnjëshëm të një paralelogram janë shtuese.