Jump to content

Kënga e Gjino Vakut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



Në vendin tonë ekzistojnë shumë legjenda, si ajo e besës, ringjalljes, mbajtjes së fjalës, rinjohjes etj.

Ekziston mendimi se djepi i këtyre legjendave është vetëm Veriu i Shqipërisë, gjë që nuk është
plotësisht e saktë. Është pranuar shkencërisht nga studiuesit e fushës së folklorit, se Rrëza e sidomos Labova,

është treva ku ka lindur një nga legjendat më të vjetra dhe më të plota të rinjohjes. Le të njihemi me vlerësimin e studiuesve për këtë problem: “Legjenda e rinjohjes se vellait me motren ka disa variante. Emri i heroit Gjon ne nje variant tjeter te Veriut eshte Ali, ne nje tjeter Hazri Asali, ne juge (Labovë - Gjirokastër) Gjino Vaku. Te arbëreshet e Italisë, kjo legjendë tregohet për Olimbinë dhe Vllastarin. Në legjendë, thuhet se ajo (Olimbia), e ndarë prej shume kohësh nga i vëllai, që ka shkuar në ushtri, grabitet prej tij si plaçke lufte

pa u njohur, ose ai e blen pa e njohur (ka qenë që i vogël rob lufte). Një pëllumb u zbulon të fshehtën. 

Motivi i rinjohjes është subjekt i përdorur edhe nga shkrimtarët. Çajupi e ka trajtuar një motiv të tillë

ne vjershën “Atdheu dhe dashuria” (Baba Tomori), por ne kete rast jane dy vellezer.”

Ja varianti i plotë i këngës së Gjino Vakut, ashtu siç ma ka kënduar nëna ime, Leno Duka, qysh

në vitin 1978:

Gjino Vaku, trim i mirë, Në kohën e djalërisë, Ç’faj i kish bërë njerëzisë (?!...) (Perëndisë) Poqi një palë krushq nd’udhë, Krushqit i vrau e i preu Ehe nusen ua rrëmbeu. Gjeti një manastir n’dë udhë, Vate të vinte kurorë, Fryu një erë e furtunë, Gjithë kandilet i shoi’ Gjithë kandilet i sosi Priftërinjtë ç’i marmarosi, Kallogretë ç’i vuvosi. Gjino Vaku, trim i mirë, Mori çupënë për dore, Vajti në një hije molle, E kujt je ti, mori vashë? Jam e motër e Gjino Vakut Dhe e mbes e qir Dhespotit... ... Ne jemi motër e vëlla, Ndaj u bë kjo hata...


Siç e thamë më lart, kjo këngë këndohet edhe në treva të tjera të Jugut, veçanërisht në Kolonjë, ku

njihet si “Kënga e Konofatit” dhe fillon afërsisht me vargun: “Ike, ike ndaj një udhe, / Konofat, more...”

Shënim: Në rreshtin e tretë të këngës, fjala “Perëndisë” është zëvendësuar me fjalën “njerëzisë”,

për shkaqe që tashmë dihen.
Përgatiti: Dr.Sofokli Duka

--Sofokli Duka (diskutimet) 12 mars 2015 14:59 (CET)