Kënga e jetës
"Kënga e jetës" është një përmbledhje poetike e autores Pikërime Curraj. Kjo është vepra e saj e parë e botuar në vitin 2015, në 500 kopje, nga shtëpia botuese Triptik në Vlorë.
Autori | Pikërime Curraj |
Qyteti | Vlorë |
Gjuha | Shqip |
Zhanri | Poezi |
Botuesi | Shtëpia botuese “Triptik” |
Botimi | 2015 |
Faqe | 160 |
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libri ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë (faqet 5-40) përmban 23 poezi. Pjesa e dytë(42-84) e quajtur “Prushi i zemrës” përmban 15 poezi. Pjesa e tretë(87-151)nga ka marrë emrin libri e quajtur “Kënga e jetës” përmban 53 poezi. Këto poezi janë të bazuara në jetën reale të autores, duke qenë një përshkrim autentik i familjes së saj.
Nr | Titulli | Faqe |
1 | Flamurit | 5 |
2 | Nëntëqind e dymbëdhjeta | 6 |
3 | Priti Ismail Qemalë | 7 |
4 | Moj Shqipëri | 9 |
5 | Çfarë dëgjojmë tani? | 10 |
6 | Të mëdhenjtë tanë | 11 |
7 | Për kreun e shtetit | 12 |
8 | Zot I madh e I vërtetë | 13 |
9 | Zot, s’e ke bërë mirë | 14 |
10 | Nëntëdhjetë e shtata | 16 |
11 | Moj Vlora jonë me derte | 17 |
12 | Mirëmëngjes Vlora! | 18 |
13 | Për Vlorën me histori | 19 |
14 | Fshati im | 20 |
15 | Largimi nga fshati | 21 |
16 | Ikja nga fshati | 23 |
17 | Të isha akoma në fshat | 24 |
18 | Ju nënat fshatare | 25 |
19 | Për Tetë Marsin | 26 |
20 | Koha e shkuar | 27 |
21 | Liria ime, vuajtjet e mia | 29 |
22 | Bashit | 30 |
Mbyllje | 40 | |
Prushi I zemrës | ||
23 | Gjyshi im flori | 42 |
24 | Për veqil a për vëllanë | 44 |
25 | Babait tim! | 46 |
26 | Nënës pas vdekjes | 47 |
27 | Esma Derraj me derte | 48 |
28 | Në oxhak të Gjolekës-ë | 50 |
29 | Koha vjen e uthulluar | 52 |
30 | U dëgjua në Tepelenë | 53 |
31 | Në Derraj tri gra të veja | 54 |
32 | Fëmijët thesar I prindit | 56 |
33 | Dëshpërimi | 57 |
34 | Poema e vajtimit | 58 |
35 | Viktorit dhe Neshatit | 79 |
36 | Për djemtë e vrarë | 81 |
37 | Bektashit | 84 |
'Kënga e jetës' | ||
38 | Nata e lindjes time | 87 |
39 | Pikërime-jetime | 89 |
40 | Gëzim I jetës | 91 |
41 | Unë jam një nënë me krahë | 92 |
42 | Lulet dhe fëmijët | 93 |
43 | Një qershori | 94 |
44 | Jetë o e dhebshur jetë | 95 |
45 | Martesa ime | 96 |
46 | Fëmija | 97 |
47 | Malli për fëmijë | 99 |
48 | Kur isha dikur në fshat | 100 |
49 | Qysh do vejë? | 101 |
50 | U rraha se s’hëngra bukë | 103 |
51 | Pendimi | 104 |
52 | Pse nuk paska barazi | 106 |
53 | Ndenjies time | 107 |
54 | Ismail H. | 109 |
55 | Shpejt është në çdo kohë | 111 |
56 | Justifikimi | 113 |
57 | Ti tregoheshe trim | 115 |
58 | I rritur me merak | 117 |
59 | Teferia | 119 |
60 | Flutura | 121 |
61 | Jeta jote pranverë | 122 |
62 | Natën që erdhi Miri | 123 |
63 | Për ditëlindjen e Aidës | 124 |
64 | Ida dhe Klevi | 125 |
65 | Për ditëlindjen e Alvit | 126 |
66 | Për ditëlindjen e Arbrit | 127 |
67 | Shyqyr unë për këtë verë | 128 |
68 | Alesia zemëra me | 129 |
69 | Edvisi | 130 |
70 | Edvisi dhe alesja | 131 |
71 | Klerida | 132 |
72 | More Geri-grindaveci | 133 |
73 | Ema | 134 |
74 | Moj Sami si flutur | 135 |
75 | Alesja dhe Sambera | 136 |
76 | Të keqen nëna o djalë | 137 |
77 | Besi dhe Vjola | 138 |
78 | Ti më je nipi I parë | 139 |
79 | Gita | 140 |
80 | Fjalëmbëli si mjalti | 141 |
81 | Albera | 142 |
82 | O moj Lina buzagaze | 143 |
83 | Ledjo Zani në Kotë | 144 |
84 | Joli dhjetë vjeç sot | 145 |
85 | Mbrapa mamit si manare | 146 |
86 | Fuli | 147 |
87 | U bëfsh sa të duash vetë | 148 |
88 | Moj Juljana flokëgjata | 149 |
89 | Irisa-trëndafil me fletë | 150 |
90 | Pleqëria | 151 |
Bibliografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në ligjërimin poetik të Pikërime Currajt, shpaloset, me një botë të thellë emocionale, jeta e Labërisë dhe e vatrës së saj familjare, me rrënjë të thella në historinë, traditat dhe kulturën e mrekullueshme. Ashtu si nëna e saj, Esma Derri, rapsode e njohur në Labëri, për ligjërimet dhe vajtimet e saj, edhe Pikërime Curraj, me botimin e këtij vëllimi poetik, dëshmon për talentin e rrallë në shpërfaqjen e botës së saj artistike,përjetimeve të thella, që I bën jetës dhe fatit dramatik të shqiptarëve dhe kurdoherë me nënqeshjen e saj dritëson një humor të këndshëm e shpotitës. Ligjërimet e Pikërime Currajt, janë pjesë përbërëse e asaj tradite të mrekullueshme të Labërisë,që ka rrjedhur nëpër shekuj dhe është përcjellë gojë më gojë ndër breza. Pikërime Curraj dëshmon një talent të rrallë në frymëzimin e vet poetik.
Bardhosh Gaçe
Lotët e një nëne nëpër vargje Ndër botimet e fundit poetike të bie në sy edhe vëllimi “Kënga e jetës” e vjershëtores popullore Pikërime Curraj në pamjen e parë, përshtypja lind nga emri i veçantë i saj. Vetë autorja ka shkruar edhe një vjershë “Pikërime-jetime” që flet për veten. Ky emër në anët tona do të thotë hidhërim, pikëllim,helm,që të nxin shpirtin dhe zemrën dhe t’i ftoh ato. Mes halleve dhe tallazeve të jetës, Pikërimja jo vetëm pikërron, por edhe të optimizon e të bën ta duash jetën me tërë uljengritjet e saj. Ajo ka lindur në Bashaj të Mesaplikut në familjen e njohur luftëtare dhe atdhetare të Derrajve, një ditë fundshkurti të 1944-ës, kur babai i saj Sulo Derraj dhe Heroina e Popullit Qeriba Derri, halla e saj gjashtë muaj më parë , u pushkatuan nga bisha nazifashiste.
Ago Nezha
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pikërime Curraj-Kënga e jetës (Vjershërime);Shtëpia botuese Triptik 2015 Vlorë
- Gazeta Labëria