Këpusha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Janë shtazë të imëta, me madhësi mikroskopike e deri në 1 cm. Të njohura dhe si rriqna, jetojnë duke thithur gjakun e shtazëve të egra dhe shtëpiake, dhe në mungesë të tyre, edhe gjakun e njeriut. Rriqnat e bartëse të sëmundjeve të ndryshme si encefailiti e ethet hemorragjike, mund të infektojnë dhe njeriun apo kafshët gjatë thithjes së gjakut. Këpusha ka trupin prej një pjese të formuar me bashkimin e kokës, të kraharorit dhe të barkut. Kanë katër palë këmbë mjaft të vogla. Dallohen për kah forma e trupit dhe mënyra e jetesës. Disa prej tyre ushqehen me shtazë të vogla ose me mbeturina, ndërsa të tjerat si parazitë. Prej llojeve parazite më të njohura është këpusha e zgjebës, e cila shkakton sëmundjen e zgjebës te njeriu. Ka madhësi deri në 0,5 mm dhe jeton në brendi të lëkurës së njeriut ku femra vendos vezët e saja. Sëmundja e zgjebës karakterizohet me kruarje të madhe të lëkurës dhe është ngjitëse. Sëmundja me anë të prekjes shumë lehtë bartet nga një njeri në tjetrin. Si masë paraprake për mbrojtje nga zgjeba është pastërtia personale.