Kështjella Bellvy
Kështjella Bellevue ndodhet në qendër të Berlinit. Ajo ndodhet në pjesën fundore veriore të parkut Tiergarten, në afërsi të Kolonës së Fitores së Berlinit. Ajo ka qenë rezidenca kryesore e Presidentit Gjerman që në 1994. Emri i saj vjen nga pamja e bukur mbi lumin Spree. Ajo u ndërtua në 1786 në nder të princit Ferdinand, dhe u dizenjua nga arkitekti Filip Daniel Bouman, si një rezidencë verore. Ajo ishte ndërtesa e parë neoklasike në Gjermani. Ajo rrethohet nga një park që zë rreth 20 hektarë tokë. Ajo shërbeu si rezidenca zyrtare e Princit të mbretërisë së Gjermanisë deri në 1918. Këtu u nënshkrua dhe marrëveshja që i dha fund luftës Franko–Prusiane më 3 shtator 1870. në 1930 ajo u përdor si muze etnografik, para se të rinovohej për përdorim nga nazistët. Kështjella u bë sërish rezidencë presidenciale në janar të 2006-s.