Kështjella e Paleokastrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kështjella e Paleokastrës i përket periudhës së antikitetit të vonë. Ndodhet në provincën e Epirit të Vjetër, aty ku bashkohet lumi Drino me lumin e Kardhiqit. Sipas mbishkrimit dedikues, u ndërtua më 311-314 nën mbikëqyrjen e presidit të provincës. Shërbente për njësinë ushtarake, që kontrollonte lëvizjen në rrugët gjatë luginës së të dy lumenjve. Kështjella ka trajtë trapezi, përfshin 1 ha sipërfaqe, hyrja kryesore është në perëndim. Brenda ruhen gjurmë të fjetoreve të ushtarëve. U shkatërrua më 378 nga gotët. U rindërtua në shek.V, kur u ngritën edhe dy bazilika paleokristiane. Jeta dëshmohet deri në fund të shek.VI.