Jump to content

Kalatë e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kështjellat e Shqipërisë)

{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012

Kështjellat e Shqipërisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërtime të mëdha mbrojtëse, të përbëra nga mure rrethuese të forta me kulla të larta dhe nga ndërtesa e mjedise të brendshme të nevojshme për jetesë e për t’u mbrojtur në rast lufte. Kështjellat e para në trojet shqiptare janë ngritur qysh në neolitin e vonë, rreth viteve 2800-2700 para lindjes së Krishtit. Në periudhën e bronxit, por sidomos në periudhën e hershme të hekurit ato patën përhapje më të gjerë. Njihen disa kështjella ilire si Rozafa[1] në Shkodër, Kështjella e Beratit, Lis, Bylis, Amanti, Butrint, Antigonë etj. Më pas, në shek. IV-VI të erës së re u ngritën kështjella edhe në zonat e ulëta dhe në vende strategjike si Kështjella e Durrësit, Kështjella e Gjirokastrës, Kështjella e Elbasanit e më vonë edhe Kështjella e Krujës. Edhe në mesjetë e deri në shek. XIX u ngritën dhe u rindërtuan shumë kështjella saqë ato i gjen tashmë në shumë zona të trojeve shqiptare. Këto kështjella janë një pasuri e madhe për kombin shqiptar. Ato tregojne për lashtësinë e tij në Ballkan, për artin e të ndërtuarit dhe për qendresën e tij në shekuj kundër armiqve që i janë kanosur. Kështjellat kanë vlera të mëdha kulturore dhe turistike.

Kështjella e Beratit (Antipatrea)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kështjellë e lashtë në Berati e ngritur në kodrën shkëmbore të qytetit, në lartësi 185-187 metra, në anë të lumit Osum. Ka qenë vendbanim protourban, i shek. VII-V para Lindjes Krishtit. I përkiste fisit ilir të Desaretëve. Si pike e rëndësishme u shndërrua në qytet kështjelle me mure të lartë që përfshijne një sipërfaqe prej rreth 10 hektaresh. Përmendet (216 para lindjes së Krishtit) me emrin e lashtë Antipatrea, kur u muar nga Skardilajdi gjatë luftimet maqedono-romake. Perandori bizantin Teodori II (408-450) e përforcoi dhe I vuri emrin Pulheriopolis. Nga romakët u quajt edhe me emrin Albanorum oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. XIV ishte qendër e principatës së Muzakajve. U pushtua nga osmaneët më 1417. U shti në dorë nga Ali Pashë Tepelena më 1809, që ia përforcoi muret. Për madhështinë dhe objektet që ka, tërheq shumë vizitorë.

Kështjella e Durrësit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kështjellë e mesjetës së hershme në jugperëndimore të gadishullit të Durrësit. U ndërtua në shek. V-VI. Gjatë periudhes së perandorit Anastasi I të Bizantit që ishte nga Iliria dhe që kishte lindur në këtë qytet. Muret rrethues shtriheshin në 3.5 km dhe kishin 4 kulla me lartësi rreth 18 metra. Ruhen rreth 500 metra mure rrethuese. Në hyrjen e saj gjendej statuja prej bronxi e një kalorësi (sipas përshkrimit të historianes Ana Komneni). Në vitet 1274-1280 Anzhuinët rindërtuan akropolin dhe ngritën lartësinë e mureve të kullave. Karl dhe Gjergj Topia në shek. XIV këtu patën selinë e tyre. Kështjella u pushtua nga osmanët më 1501, të cilët, pas një viti ,ndërtuan një mur ndarës, duke e zvogëluar së tepërmi atë dhe duke e kthyer në një kështjellë granzion.

Kështjella e Gjirokastrës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kështjella që ngrihet në një kodër të Gjirokastrës dhe që ruhet relativisht në gjendje të mirë. Nga gërmimet gjologjike del që të jetë e ngritur qysh në shek IV, por që ka marrë trajte më të plotë më pas, deri ne shek. VI. Etapa e parë e ndërtimit të saj ka përfunduar nga gjysma e dytë e shek. XIII. Më 1336, kështjella përmendet me emrin Argyrokastro. Ka qenë qendër e fedalëve shqiptarë Zenebishë (shek. XIV) dhe më pas u përfshi nën despotatin e Epirit. Pas një rrethimi të gjatë u pushtua nga osmanët më 1417. Në kohën e Ali Pashë Tepelena-ës kështjella pati një periudhe të dytë rindërtimi (1811-1812) dhe mori pamjen që ka sot. Në këtë pëeriudhë u ngrit edhe ujësjellësi, 10 km I gjatë që e sillte ujin nga Mali I Sopotit dhe e kalonte në disa hare të larta. Roli mbojtës i kështjellës ra në fillim të këtij shekulli. Ka tri hyrje kryesore dhe një të vogël dhe 7 kulla me lartëesi deri në 30 metra. Kjo kështjellë është një thesar I kulturës shqiptare, tërheq shumë vizitorë.

Kështjella e Krujës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kështjellë e ngritur në një kodër shkëmbore e me faqe të thepisura në anën Jug-Lindore të qytetit të Krujës. Sipas të dhënave arkeologjike kodra ka qenë e banuar që në shek. V-VI. Ka qenë e lidhur me Durrësin, që sinjalizonin dhe mbronin njëri – tjetrin. Me emrin e sotëm kështjella dhe Kruja përmenden që në shek. IX. Në shek. XIII iu bënë disa rregullime nga Karli I Anzhu. Në shek. XIII-XIV ishte qendra e shteti të Arbërit dhe Karl Tropia e bëri kryeqendër të zotërimeve të veta. Kështjella e Krujës u bë fortesa e qëndresës heroike të shqiptarëve dhe prijsit të tyre të madh Skëndërebeut. Forma e kështjellës është eliptike, 804 metra e gjatë dhe zë 2.25 ha. Në muret rrethuese ngrihen 9 kulla. Porta kryesore gjendet në anën veriore dhe ka një korridor të gjatë. Në anën Jug-Perëndimore ka një dalje të vogël me tunel që të çonte te krojet në oborrin e fortifikuar. U dëmtua rëndë nga tërmeti I vitit 1617 dhe nga forcat osmane në vitin 1832. Nga gërmimet e bëra pranë kullës së sahatit ruhen rrënojat e një ndërtese kulti të krishterë. Në një kullë të anës perëndimore gjendet një faltore bektashiane që njihet si Teqeja e Dollmës, ndërtuar më 1789, e pikturuar me arabeska. Brenda mureve të kështjellës është ngritur Muzeu i Gjergj Kastriotit – Skënderbeu[2]

Kështjella e Shkodrës (Rozafa)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kështjella e Shkodrës nga vendasit thirret me emrin Rozafa. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, midis lumenjëve Drin dhe Bunë. Muret e saj rrethojnë 9 hektarë tokë. Hyrjen kryesore e ka nga verilindja. Njihet si qendër e fortifikuar qysh në periudhën e mbretit ilir Gent. Historiani Tit Livi e quan si “vendi më i fortë i labeatëve”. Me emrin Rozafa del që nga shek. VI. Sipas legjendës, në muret e saj u muros e gjallë Rozafa, nusja e vëllait më të vogël, e njërit nga tre vëllëzërit që e ngritën këtë kështjellë. Në bazë të legjendës është mbajtja e fjalës së dhënë dhe flirti për hir të së ardhmes. Kështjella ka qenë simbol i qëndresës. Në periudha të ndryshme historike ka qenë edhe nën bizantinët, sllavët e më pas nën pushtuesit osmanë. Në shek XIV u zotërua nga Balshajt, ndërsa familja e Bushatasve aty pat ngritur pallatin e saj. Në përgjithësi Rozafa ruhet mirë dhe tërheq turistë e vizitorë të ndryshëm.

'