Kёngё pёr dёshmorёt
Appearance
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
- Ca më të vjetër, e ca më të ri
...
- U radhitën në ushtri,
- Në ushtrinë çlirimtare
- Që çliroi, tokat shqiptare.
- Marshuanë shumë, vullnetarë
- Për të u bërë ushtarë,
- Ra dëshmorë ushtarë trimi
- Që se trembi as zjarri, as tymi,
- Agim Rufati, djalë i ri,
- E dha jetën për liri.
- Një djaloshi fytyrënjomë
- Ushtarë Haruni, të gjithë i thonë
- Iu ngjit gjaku në flamurë
- Për të mos, vdekur kurrë.
- Beqir burri si rrufeja,
- Ishte veshur me rroba të reja,
- Ballë për ballë me një ushtri
- Ra dëshmorë, për liri.
- Ç’të them unë, për të riun
- Për komandant, Shenasiun,
- Derdhi gjakun, ra dëshmorë
- Lirisë, i thurri kurorë.
- Abdulmexhidi çun i ri,
- E tronditi një njerëzi,
- Si fëmijë la babë dhe nanë
- Për të dhënë jetën për vatan.
- Ca më të vjetër e ca më të ri
- U radhitën në ushtri,
- Në ushtrinë çlirimtare
- Që çliroi tokat shqiptare.