Tennis Club Bellevue

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga KT Bellevue)
Logoja i TK Bellevue.

Tennis Club Bellevue (sq. Klubi i Tenisit "Bellevue") është një klub i tenisit nga Ulqini i themeluar në v. 2009, rrënjët e të cilit rrjedhin nga Klubi i Tenisit "Ulqini" i cili ka filluar punën në vitin 1986.

Shtatë fushat e klubit gjenden në kompleksin hotelier "Bellevue" në Plazhin e Madh të Ulqinit, rreth 3 km larg qendrës së Ulqinit.

Klubi ishte bashkëorganizues i turneut Fed Cup Europe/Africa Zone Group II në vitin 2013,[1] ndërsa në vitet 2015 dhe 2016 bashkëorganizues i turneut Fed Cup Europe/Africa Zone Group III.[2][3]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Group II 2013 Arkivuar 8 prill 2016 tek Wayback Machine - fedcup.com
  2. ^ Group III 2015 Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine – fedcup.com
  3. ^ Group III 2016 Arkivuar 16 prill 2016 tek Wayback Machine – fedcup.com

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]