Tenisi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marat Safin në lojë.

Sport që luhet në fusha me një sipërfaqe paksa të fortë. Lojtarët (ekipet) garuese e zhvillojnë lojen duke goditur një topë të vogël me raketa. Qëllimi i lojtarëve është shënimi i poenave të cilat fitohen pasi që të godite fusha e kundështarit i cili nuk është në gjendje të i përgjegjet (godet) gjuajtjes.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa njerëz besojnë se egjiptianët, grekët dhe romakët e lashtë kanë luajtur versione të ndryshme të tenisit. Nuk është zbuluar përshkrimi i ndonjë loje të ngjashme me tenisin, por disa fjalë të pakta arabe që datojnë që nga kohët e Egjiptit të lashtë përmenden si dëshmi të pohimeve të tilla. Sipas kësaj teorie, emri “tenis” rrjedh nga emri i qytetit egjiptian Tinis, që gjendet përbri lumit Nil, kurse emri “raket” e ka prejardhjen nga fjala arabe për palmën e dorës (freskuesen) – “rahat”.

Përveç këtyre dy fjalëve, nuk ka dëshmi të tjera se tenisi është luajtur edhe para 1 000 vjetësh, prandaj shumica e historianëve pajtohen se origjina e këtij sporti duhet të kërkohet në shekullin XI ose XII, kur filloi të praktikohej nga murgjit francezë. Kjo lojë filloi me emrin “jeu de paume”, gjë që d.m.th. “lojë e dorës”. Ata që nuk e pranojnë një origjinë më të vjetër të kësaj loje, thonë se fjala “tenis” e ka prejardhjen nga fjala frënge “tenez”, që d.m.th. “merre këtë”, fjalë që ia thoshte njëri lojtar tjetrit, kur e bënte servimin.

Kur loja filloi që të bëhej më e popullarizuar, filloi që të luhej edhe në ambiente të mbyllura. Topat e gomës ende nuk ekzistonin, prandaj topi i tenisit ishte një përzierje e flokëve, leshit të deles, apo edhe ndonjë tape, ku më vonë një top i tillë filloi të qepej me dorë.

Fisnikët e kishin mësuar këtë lojë nga murgjit, ndërkaq disa njoftime flasin për atë se në shekullin XIII, në Francë, kishte 1 800 fusha tenisi. Sporti i tenisit u bë aq i popullarizuar, sa përpjekjet e papës dhe mbretit Lui IV për ta ndaluar atë, u treguan të pasuksesshme. Tenisi shumë shpejt u përhap edhe në Angli, ku u përkrah shumë nga mbretërit Henri VII dhe Henri VIII, të cilët promovuan ndërtimin e shumë fushave të tenisit.

Rreth vitit 1500 filloi që të përdorej një reket me kornizë druri dhe i përbërë nga zorrët e deleve. Fushat e atëhershme të tenisit ishin të ndryshme nga këto të sotmet. Loja e vjetër e tenisit u transformua gjatë viteve në atë që sot quhet “tenis i vërtetë”, ku fusha angleze e tenisit “Hampton Court”, e ndërtuar në vitin 1625, vazhdon të shfrytëzohet edhe sot e kësaj dite. Kjo fushë është me të vërtetë e çuditshme. Rrjeta e ka një lartësi më të madhe në të dyja skajet e saj, derisa mesi e ka një lartësi më të vogël. Popullariteti i lojës filloi të binte gjatë shekullit XVIII, por në vitin 1850, Çarls Gudjer e zbuloi procesin e vullkanizimit të gomës, kështu lojtarët filluan të eksperimentonin me topa të gomës, duke luajtur jashtë, në ambient të hapur. Loja në ambient të hapur natyrisht ishte krejtësisht e ndryshme nga ajo që zhvillohej brenda, prandaj edhe u formuluan disa rregulla të tjera.

Në vitin 1874, kryetari i Londrës, Uolter C. Uingfild, i patentoi pajisjet dhe rregullat e tenisit, të cilat janë shumë të ngjashme me ato të sotmet. Në të njëjtin vit u paraqitën fushat e para të tenisit edhe në SHBA. Një vit më vonë, pajisjet e tenisit filluan të shiteshin me të madhe edhe në Rusi, Indi, Kanada dhe Kinë.

Në atë kohë ishte i popullarizuar edhe sporti i kriket, ndërkaq terrenet e lëmuara të këtij sporti ishin shumë të përshtatshëm si fusha tenisi. Fusha origjinale e tenisit, e Uingfildit, e kishte formën e orës së rërës, më e ngushtë në pjesën e rrjetës dhe ishte paksa më e shkurtër sesa fusha e sotme. Rregullat e tij u kritikuan nga njerëz të ndryshë, prandaj u desh të ndryshoheshin ato në vitin 1875, duke ua lënë të tjerëve zhvillimin e mëtejshëm të lojës.

Në vitin 1877, klubi “All England” e mbajti turneun e parë të Uimbëlldonit, ndërkaq komiteti i këtij turneu propozoi një fushë drejtkëndore dhe u vendosën rregullat, të cilat i njohim të gjithë ne. Por, rrjeta vazhdonte të ishte më e lartë në skaje, kështu që në vitin 1882 u bënë edhe ndryshimet e fundit, për të arritur deri te forma dhe rregullat që janë edhe sot.

Në Shqipëri tenisi në bazë të dokumentave që disponohen para luftës së dytë botërore tenisi është luajtur si nga djemtë ashtu edhe nga vajzat e asaj kohe në Tiranë, Korçë dhe Berat. Ushtrues të tij kanë qenë njerëz të shoqërisë “së lartë” të asaj kohe gjë që me sa duket bëri atë që ky sport të persekutohej gjatë viteve të diktaturës dhe duke u quajtur “Sport Borgjez”.

Fusha[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Paraqet formën katërkëndëshe me gjatësi prej 23. 77m dhe gjerësisë 8. 23m për lojën në njishe (1 single), respektivisht 10. 97m për lojën në dyshe (2 double). Fusha përbehet nga dy pjesë të barabarta, të ndara përmes një rrjeta e cila është e vendosur menjëherë mbas vijave anësore. Rrjeta kryesisht është nga materiali i but, e cila në mes ka shiritin i cili shërben për të shtrënguar – liruar rrjetën sipas nevojës. Në disa fusha publike janë të vendosura rrjetet metalike, keni kujdes të mos ngujoheni brenda tyre! Shiriti i rrjetës shërben që rrjeta të vendoset në lartësinë e duhur. Në mes rrjeta duhet të jetë e lartë 91. 4cm, kurse anash 107 cm. Fatkeqësisht, rrjeta me shirit lëvizës është shumë e radhë në fushat publike, për këtë nuk duhet të shqetësoheni pasi që juve nuk ju duhet ai shirit, vetëm se ju duhet metri për të matur lartësinë 91. 4cm. Mos u brengosni edhe aq për lartësinë e rrjetës anash, vetëm letë jetë lartësia në rregull në mesin e rrjetës.

Dimenzionet e fushës së tenisit

Rregullat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veprimet levizore per fillestare lidhur me mjedisimin (adaptimin)me reket e tope te tenisit si: Kapja dhe mbajtja e reketit , levizjet themelore te dores me reket Udheheqja e topit , apo debimi i topit me reket ne vend lart 1-3 minuta me pellembe te dores (forkhend).

Garat më evidente[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Tenis – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]