KV Drita

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Klubi i Volejbollit Drita është formuar në vitin 1951 në Gjilan. Fillimisht quhej Taftison dhe garonte në Ligën e Dytë Federative të ish Jugosllavisë. Tani KV Drita përbëhet nga 3 ekipe. Tifozët zyrtar të KV "Drita" janë INTELEKTUALËT.

Historiku:

1951 - U formua klubit i volejbollit në konkurencën e meshkujve, me iniciativën e profesorëve dhe nxënësve të shkollës normale e njëri ta ishtendër nismëtarët ishte Enver Gjinolli.

1963 - Fillimi i zhvillimit të garave me emrin Partizani

1972 - Ekipi merr emrin Akademiku kryetar i tij ishte Hysen Latifi.

1973 - Punëtorët e Kombinatit të Tekstilit në Gjilan në kuadër të Kombinatit formojnë klubin “Tekstilisti”, ku kryetar zgjidhet Faik Aliu, përderisa detyrën e trajnerit e mori Rifat Shabani

1973-1977 - Gjatë kësaj periudhe në Gjilan u rrit rivaliteti mes Akademikut dhe Tekstilistit, ekipe këto që të dyja garonin në Ligën e Parë të Kosovës.

1977 - Bëhet bashkimi i dy ekipeve Akademikut dhe Tekstilistit në një ekipë ku merr emrin Taftison dhe kryetar bëhet Avdush Emini.

1981 - Klubi “Taftison” shpallet kampion i Kosovës për kampionatin 1980/1981 dhe kalon një rang më lartë në Ligën e Dytë Federative të ish-Jugosllavisë ku me shumë sukses garon deri para pavarsimit të sportit Kosovar.

1982 - U formua klubi në konkurencën e femrave nga profesor Hajrush Fazliu në kuadër të shkollës fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan, ku pedagogët Hajrush Fazliu, Hafiz Gashi e Shaban Kastrati bënë përzgjedhjen e talenteve të reja, që u bënë pjesë e KV “Taftison” dhe me kalimin e kohës për t'u bërë klubi me më shumti trofe në Gjilan dhe volejbollin kosovar. Deri në vitin 1984 nuk kishte asnjë fitore.

1984 - Pjesëmarrës në kampin e reprezentacioneve të ish-Jugosllavisë në Badi të Kroacisë (femrat).

1984 - Në konkurencën e femrave fillon garat në Ligën e Parë krahinore të Kosovës ku dhe merr emrin Taftisoni.

1984-1989 Në konkurencën e femrave dominon në të gjitha garat e organizuara në Kosovë dhe atë pa asnjë humbje, por vetëm më një set të humbur nga Partizani i Lipjanit në takimin e zhvilluar në Lipjan.

1984-1989 Në konkurencën e femrave dy herë pjesëmarrëse në garat kualifikuese për rangim në Ligën e Dytë federative të ish-Jugosllavisë (JUGU) në Beqej dhe Prilep.

1989 - Ndërpritet zhvillimi i garave në ish-Jugosllavi, ku të parët në mënyrë publike, deklarohen kundër sistemit të ish-Jugosllavisë dhe tërhiqen nga garat.

1990 - Fillon zhvillimin e garave që organizoheshin në komuna dhe quheshin gara komunale.

1991 - Merr emrin DRITA si të gjtha klubet gjilanase.

1991 - Fillon zhvillimin e garave në nivel kombëtar pasi që zgjedhen organet e federatës.

1992 - Femrat - Kampion i Kosovës për edicionin 1991/1992 dhe fitues i Kupës së Kosovës 1992.

1993 - Femrat - Kampion i Kosovës për edicionin 1992/1993 dhe fitues i Kupës së Kosovës 1993.

1994 - Femrat - Kampion i Kosovës për edicionin 1993/1994 dhe fitues i Kupës së Kosovës 1994.

1995 - Femrat - Kampion i Kosovës për edicionin 1994/1995 dhe fitues i Kupës së Kosovës 1995.

1996 - Femrat - Kampion i Kosovës për edicionin 1995/1996 dhe fitues i Kupës së Kosovës 1996 dhe njëherit shpallet klubi më i mirë në Kosovë nga Departamenti i Sporteve i Kosovës.

1997 - Femrat - Nënkampion i Kosovës për edicionin 1996/1997 dhe finalist i Kupës së Kosovës 1997.

1998 - Femrat - Kampion i Kosovës për edicionin 1997/1998 dhe finalist i Kupës së Kosovës 1998 dhe në të njëjtin vit fillon punën shkolla e volejbollit me iniciativën e Faruk Brestovcit.

1998 - Mashkujt - Kampion i Kosovës për edicionin 1997/1998

1999 - Mashkujt - Fitues të Kupës së Kosovës 1999 , Kupa e parë pas luftës.

1999 - Femrat - Nënkampion i Kosovës për edicionin 1998/1999 dhe finalist i Kupës së Kosovës 1999.

2000 - Femrat - Nënkampion i Kosovës për edicionin 1999/2000 dhe finalist i Kupës së Kosovës 2000.

2001 - Femrat - Finalist i Kupës së Kosovës 2001.

2003 - Mashkujt - Shuhet në mungesë të mjeteve financiare

2004 - Mashkujt - Formohet me iniciativën e Lorik Ilazit dhe Driton Bajraliut për t'u inkuadruar fillimisht në Ligën e Parë të Kosovës në volejboll.

2005 - Mashkujt - Shpallet kampion i Kosovës në Ligën e Parë në edicionin 2004/2005 dhe kalon një rang më lartë në Superligën e Kosovës.

2006 - Mashkujt - Shuhet prapë për të dytën herë në mungesë të mjeteve financiare

2007 - Mashkujt - Formohet me iniciativën e Lorik Ilazit dhe Valon Zymberit për t'u ibkuadruar fillimisht në Ligën e Parë të Kosovës.

2008 - Mashkujt - Shpallet kampion i Kosovës në Ligën e Parë për edicionin 2007/2008 dhe kalon një rang më lartë në Superligën e Kosovës.

2008 - Femrat - Nënkampion i Kosovës për edicionin 2007/2008 Finalist i Kupës së Kosovës 2008 dhe shpallet klubi më i mirë në qytetin e Gjilanit nga Kuvendi Komunal.

2009 - Mashkujt - Shpallet nënkampion vjeshtor për edicionin 2008/2009.

2009 - Femrat - Zhvillohet vizita e parë në Evropën Perëindimore, në shtetin Danimarkës dhe zhvillimi i 5 ndeshjeve miqësore me ekipet më të mira daneze si: KV DRITA -Brondby VK 0-3 KV DRITA -Fortuna Odense 0-3 KV DRITA -Lyngby Volley 0-3 KV DRITA -Holte IF 1-3 KV DRITA -Polities IF 3-0

2009 - Femrat - Nënkampion i Kosovës për edicionin 2008/2009

2009/10 - Femrat - Shpallet nënkampion vjeshtor për edicionin 2009/2010.

2010 - Femrat - Transformimi i Shkollës së Volejbollit në Akademinë e Volejbollit “Drita”, me iniciativën e Lorik Ilazit dhe përkrahjen e shumë strategëve botëror, mes së cilëve edhe reprezentuesi i SHBA-ve, Donald Suxho, i cili në mars të 2010-tës ishte prezent në ceremoninë e inaugurimit të kësaj akademie, i ftuar për të ndihmuar në themelimin e kësaj akademie.

2011 - Femrat - Finalist i Kupës së Republikës së Kosovës 2011.

2011 - Femrat - Vendi i dytë në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit në Tiranë.

2011 - Femrat - Fitues i turneut "Adem Jashari" për nder të ditës së Flamurit 28 nëntor 2011.