Kadare në psikoanalizë
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kadare në psikoanalizë libër nga Ornela Domi. Botuar në Tetovë në vitin 2009.
Në studimin monografik të Ornela Domit proza e Kadaresë për herë të parë trajtohet në një vështrim të tillë dhe me një sjellje metodologjike psikanalitike dhe pjesërisht psikokritike. Një lexim psikanalitik i kësaj vepre, një interpretim mbështetur në pikëpamjet teorike-filozofike të Frojdit dhe të neofrojdistëve (veçmas të teorisë së egos dhe superegos të neopsikanalistit Jacques Lacan), ka munguar në studimet letrare të vendit. Po dhe në studimet e autorëve të huaj (J. Cox, D. Bellos, E. Faye) ka vetëm ndalesa fare të përkohshme në trajtimin psikanalitik të kësaj vepre. Në studimet e autorëve perëndimorë shpesh kërkimi për të panjohurën ka shkuar deri tek kumtet e fshehta që shkrimtari ndante e bashkonte me një lexues tjetër, që nuk ishte i vendit të tij, që nuk lexonte me kufizim ideologjik, por mund të ndërfutej në një realitet shqiptar të sekretuar. Prandaj mund të thuhet se ky studim është i pari që synon të veçojë si objekt studimi mundësinë e një leximi dhe interpretimi frojdist e neofrojdist të veprës së I. Kadaresë, kryesisht të asaj pjese të prozës së tij që është e kushtëzuar prej kompleksesh njerëzore, prej ndikimit të kumteve të kriptuar të miteve dhe mitologjisë dhe natyrisht prej vetë biografisë së shkrimtarit, sidomos fëmijërisë e rishtarisë në moshën e pjekur.