Shko te përmbajtja

Kalaja e Xibrit:

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kalaja e Xibrit ndodhet në lartësinë prej 930 metrave mbi nivelin e detit. Ndodhet pranë fshatit Xibër të Matit, e ndërtuar në lartësinë e malit të Darsit. Sipas studiuesve del se ky vendbanim ka qenë një qytezë e pakalueshme nga tri anët, ndërsa nga ana e fshatit Xibër vëndi ulet me pjerrësi të butë drejt lagjes Splej të Xibrit. Ky vendbanim ka një histori të pasur dhe ndodhet pranë Gurit të Bardhë, një tjetër vendbanim historik. Tradita tregon se banorët janë transferuar nga Xibri në Gur të Bardhë për shkak të rëndësisë së rrugës Dibër-Gur i Bardhë-Durrës që kalonte në mes të tyre.

Historia e kalasë së Xibrit shtrihet në periudhën Ilire, shekullin e V-te para erës sonë. Është një nga kështjellat më të vjetra në Shqipëri dhe ka qenë një qendër e rëndësishme ilire, shpërfaqësuar nga elementët kulturorë dhe fisiorë të pirustëve.

Sipas historianit Sefer Duka, ky vendbanim ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Matit. Përveç asaj, ai është përmendur në listën e kështjellave të ndërtuara nga perandori Justinian në shekullin e VI-të, që shënon një kohë të rëndësishme të ndërtimit të tij.

Së pari tërheq vëmendjen një listë e kështjellave të Epirit të ri që jep Prokopi i Cezarese si të ndërtuara nga perandori Justinian në shekullin e VI-të e cila përfshin edhe krahinën e Matit midis të cilëve është Stefaniokon dhe fortesa Ketron. Së dyti: Në mbishkrimin e kishës së Rubikut(1261-1266) përmendet emri i një kapiteni të arbërve Andrea Vrana i cili sipas dokumentave, qendrën e tij e kishte në Cmibri domethënë në Xibër Emri Cmibër mund të ketë kuptim sërish, apo siç thonë fshatarët e asaj ane Cipër-Xibër sepse edhe vendi i banuar, kalaja ishte sipër fshatit. Sidoqoftë pritet në të Kalaja e Cërujës Ndodhet në fshatin Cëruje në rrëzë të malit Balgjaj që kufizohet me fshatin Patin, Berzhi, Plezhë e Bejn. Renojat e kalasë thërriten nga banorët ”kalaja e Skënderbeut”. Kjo kala ndodhet në rrugën kryesore që shkonte nga Petralba në Stellush dhe mbyllte atë drejtim. Mendohet se është rindertuar në kohën e Skënderbeut dhe bashkë me kalatë e tjera në Mat, përbënte kompleksin fortifikues kundër ushtrisë osmane.