Kalimi Kufitar i Qafës së Prushit
Appearance
Në qarkun e Kukësit, me një gjatësi prej 121 kilometrash kufi tokësor me Kosovën, funksionojnë 5 pika të kalimit kufitar, por vetëm dogana e Morinit në rrethit të Kukësit, ka një shërbim doganor sipas parametrave bashkëkohorë. Kjo doganë u rikonstruktua tërrësisht 4 vite më parë, ndërsa në dy doganat e tjera të Qafë Prushit e Qafë Morinës, ku lejohet lëvizja e mallrave, mjediset e punës janë të pamjaftueshme. Dy pikat e tjera kufitare, ajo e Shishtavecit dhe Orgjosti, të hapura për herë të parë në vitin 2002, janë ende formale dhe lëvizja e njerëzve në to është minimale.