Jump to content

Kallarati (gazetë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Ec ngado, por Kallaratin mos e harro". Kjo është motua e Gazetës "Kallarati", Organ i Shoqatës Atdhetare Kulturore "Kallarati". Gazeta nisi rrugën e vet në fillim të vitit 2003. Ajo u ka bërë jehonë kontributit dhe përpjekjeve të kallaratasve për çlirim kombëtar dhe demokraci, figurave më të shquara të këtij fshati në gjithë historinë e tij, jetës kulturore e artistike etj. Janë me dhjetëra kallaratas dhe jo kallaratas që kanë kontribuar me shkrimet e tyre, duke bërë gazetën të tërheqshme dhe të vlerësuar në krahinë e më gjerë.

Gazeta "Kallarati" e nisi rrugën e vet me një numër në muaj dhe me tetë faqe, por sot del në çdo dy muaj me tetë faqe.

Kryeredaktori i pare i gazetes ka qenë i zgjedhur Zoti Gafur Shametaj, ish edhe Kryetar i Pare i Shoqatës "Kallarati, ndërsa aktualisht është z. Seit Jonuzaj.

Gazeta ka qenë dhe mbetet një organ shtypi në dispozicion të të gjithë kallaratasve për kompaktësimin dhe bashkimin e tyre, për pasqyrimin në të nga secili të vlerave, ngjarjeve e fakteve historike, kulturore, arsimore, ekonomike, zakonore etj, të bëmave e veprave të figurave të shquara të fshatit tonë, të luftëtarëve dhe dëshmorëve të tij në të gjitha kohërat. Në faqet e saj nuk janë lejuar të botohen shkrime apo shprehje që mund të krijonin qoftë dhe nuancën më të vogël të përçarjes apo të prishjes së unitetit brenda komunitetit kallaratas.



Numra të gazetës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]