Jump to content

Kambana e dashurisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kambana e dashurisë Autori: Kristo Çipa. Botuesi: Toena. Faqet e librit 108.

Përbën një rast specifik të lavdërueshëm e fatlum për kombin, jo vetëm krijimi i Kristos, plotësuar harmonishëm në disa plane të lirisë, si e drejtë universale dhe identitetit, por edhe si e drejtë e vlerës personale; por, do të thosha me dinjitet, mbarë Lëvizja Atdhetare, Kulturore, Artistike e Letrare e familjes Çipa, e vëllezërve Çipa, me shembullin e Lefter Mëmëdhetarit, që, si rilindës nën furtunë e vetëtima, banojnë, jetojnë e kontribuojnë buzë brigjeve të ashpra e të mrekullueshme të Jonit të kaltër, në Himarën e tyre dhe tonën, si lule me bërthamë drite e rrënjë Shqipërie.

Poezitë e Kristos kishin dhe kanë frymë romantike, të cilave u rri bukur kostumi tradicional që i vesh krijimit.

Dashuri t’u fala,

I pa zë jam f ikur,

Po nuk ra kambana,

Dijeni, kam ikur...

Në tërësi, poezia e Kristo Çipës është një këngë e re, me një botë të thellë poetike, e cila shpalos në sytë e lexuesve botëpërjetime e ndijime të ngrohta, shpërthyese, me personifikime e figuracion të pasur, ku derdhet lirizmi poetik me bukurinë e gjuhës dhe shpirtit të dlirë.

Bardhosh Gaçe