Kanistra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kanistra është enë e thurur prej xunkth, si shportë e hapët dhe jo e thellë, zakonisht e rrumbullakët e me përmasa të ndryshme, me anë pak e kthyera nga jashtë e me dy veshë, që përdoret për të mbajtur rroba, bukë, pemë etj[1].

Po ashtu kanistra mund të jetë thurimë në trajtë disku, e bërë prej xunkthi ose prej litarësh të dhirtë, që përdoret në punishtet e vajit për të shtrydhur ullinjtë.


Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980