Kapela shqiptare
Appearance
Kapela shqiptare ka qenë një lloj kësule për burra, shumë e lartë dhe me strehë rreth e qark, e përdorur në Shqipëri në shek.XVI-XVII nga shtresa të ndryshme shoqërore. Shkrimtari frëng F. Rable e quan shprehimisht “chapeu albanois”, por në Francën e shek.XVII-XVIII ajo thirrej edhe thjesht “albanois”. Shihet edhe tek figura e bariut (me ngjyrë të kuqe), në disa vepra të piktorit tonë mesjetar Onufri, në gravurën e një burri “epirot”, në gravurën e një “epiroti” tjetër të shek.XVII etj. Gjurmët e saj nuk i gjejmë përtej fillimit të shek.XVIII.