Kapitulacionet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kapitulacionet janë një listë privilegjesh që disa shtete të Evropës Perëndimore kanë pasë gëzuar në Bizant dhe më pas në territoret e Perandorisë Osmane e në vende të tjera të Lindjes së Mesme e të Largme. Në fillim jepeshin vullnetarisht, por më vonë iu imponoheshin shteteve të këtyre zonave. Në thelb kapitulacionet ishin kufizimi i juridiksionit gjyqësor, administrativ, financiar, doganor etj. Kapitulacionet kanë rënduar edhe mbi shtetin shqiptar pas Shpalljes së Pavarësisë. Fuqitë e Mëdha e njohën pavarësinë e Shqipërisë në korrik 1913, por nuk hoqën dorë nga regjimi i kapitulacioneve, i cili zbatohej në Shqipëri në bazë të marrëveshjeve që këto fuqi kishin me Perandorinë Osmane.