Jump to content

Kaptina e Martaneshit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kaptina e Martaneshit është mal në malësinë e Martaneshit në kufirin midis rretheve: Librazhd , Dibër dhe Mat, me lartësi 1870 m. Përbëhet kryesisht nga flishi i paleogjenit. Ka trajtën e një piramide dhe është ujëndarëse midis Drinit të Zi (përroit të Okshtunit) në verilindje, Shkumbinit (Rrapunit) në jug dhe Matit në perëndim. Është i veshur me pyje të dendura ahu dhe pjesërisht me kullota alpine.