Shko te përmbajtja

Karavasta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Karavasta
Map

Karavastaja është një fshatkomunën Remasrrethin e Lushnjës,Bashkia Divjakë të Shqipërisë. Njihet për Kishën e Shën Thanasit. Fshati i Karavastasë ndodhet 17 km në jugperëndimin e qytetit të Divjakës. Fshati ka shtrirje fushore dhe është 1 m mbi nivelin e detit. Karavastaja bën pjesë në njësinë administrative Remas, Bashkia Divjakë. Në veri kufizohet me kënetën,në lindje kufizohet me Çakajasin dhe Rremas. Në jug kufizohet me fshatrat Havalejas dhe Agim. Në perëndim kufizohet me fshatin e Karavastasë së Re.Fshati ka kushte të favorshme klimaterike e tokësore për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe drunore.Fshati i Karavastasë ka nje klimë tipike mesdhetare me dimër te ftohtë dhe nje verë te nxehtë.

Karavastaja është fshati më i vjetër në Bashkinë Divjakë.Përgjatë shekujve XII-XIII porti i Karavastasë ka qenë nga më të rëndësishmit.Edhe emri i fshatit vjen nga greqishtja bizantine karavan = anije dhe stas = stacion.