Jump to content

Karl May

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Karl May
U lind më25 shkurt 1842
Ernstthal Gjermania Gjermania
Vdiq më30 mars 1912
Radebeul
KombësiaGjerman

Karl Friedrich May (Carl Friedrich May) lindi më 25 shkurt 1842Ernstthal; vdiq më 30 mars 1912Radebeul. Ishte një shkrimtar gjerman.

Karl May lindi më 25 shkurt 1842, si i pesti ndër 14 fëmijët e një familjeje tejet të varfër, nga një zonë në afërsi të qytetit të Dresdenit, në lindje të Gjermanisë.

Ai punoi si mësues qysh në moshën 19-vjeçare, por e humbi sërish vendin e tij të punës vetëm pak javë më pas. Nga vështirësitë e jetës, ai u desh të vuante edhe tetë vjet burg, si pasojë e zgjedhjes së gabuar që bëri ato vite, duke kryer akte odrinere si vjedhje, rrahje etj.

Pas lirimit nga burgu në vitin 1874, May i hyri profesionit të shkrimtarit, pasi zbuloi se kishte talent për këtë punë.

Karl May është padyshim shkrimtari i romaneve me udhëtime më i lexuar në hapësirën gjermanfolëse dhe vepra e tij ndoshta më e lexuara pas Biblës së Martin Luther-it. Megjithëse ai shkroi më shumë se 150 vjet më parë, për gjeneratat e reja, librat e tij vazhdojnë të jenë shumë të dashur.

Në fillim ai shkroi disa novela të shkurtra dhe më pas disa romane anonime. Por fama e tij erdhi kur ai shkroi "Tregime me udhëtime", që i botoi për herë të parë në vitin 1892.

May, duke folur në vetën e parë, rrëfen për aventurat e bëmat e heroit të vet në vende ekzotike, para së gjithash në “Perëndimin e egër” të Amerikës Veriore dhe në orient. Ai ia doli që këto raporte fiktive (pasi ai nuk kishte shkelur vetë në ato vende, në të cilat zhvilloheshin ngjarjet e veprës së tij) të përcilleshin në mënyrë shumë sugjestionuese te lexuesit, dhe rajonet gjeografike ku jetonin popuj të ndryshëm, në libër të shfaqeshin plot fantazi me aq shumë ngjyra, saqë tregimet "Winnetou", "Old Surehand", "Në shkretëtirë" - megjithëse vlerat e tyre letrare për shumë kritikë janë të debatueshme - për gjeneratat e sotme vlerësohen si shumë informative, interesante dhe plot jetë.

Edhe tendenca humane në librat e tij dhe ndikimi që ata patën në ndihmën për popujt e shtypur asokohe (siç ishin indianët e Amerikës, sidomos dhe kurdët për shembull) e bënë atë të gëzonte epitete të tilla si "Shekspiri i të rinjve" e një nam pozitiv ndër shumë lexues në një shtrirje kohore që e tejkalon disa herë epokën në të cilën ai shkroi.

Veprat e tij njohin edhe shumë ekranizime të nisura qysh në vitet ’20 të shekullit të shkuar, e vazhdojnë deri në vitet ’80 në formën e serialeve TV apo të filmave për kinema. Vdiq në vitin 1912, në Radebeul, pranë qytetit të Dresdenit. Një shoqatë edhe një muze(ngritur qysh në vitin 1927), prej kohësh mbajnë emrin e tij, për të nderuar veprën që ai la pas.