Jump to content

Hartografia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kartografia)

Hartografia rrjedh nga fjala latine charta - letër dhe nga fjala greke grafien që do me thënë vizatoj, shkruaj. Nocioni i fjalës e bënë të kuptueshëm lëndën e studimit me të cilën merret hartografia, në letër që ka vizatime, shkrime, paraqitje grafike në formë dhe tipe të ndryshme. Paraqitje e sipërfaqës së caktuar të tokës në letër realizohet në bazë të parimeve, standardeve, mënyrave të cilat janë të njohura.

Hartografia është disiplinë shkencore e cila merret me përpilimin e hartave, me studimin e metodave hartografike në përpilimin dhe përdorimin ( leximin) e hartave.

Hartogrfaia bënë hulumtimin e metodave grafike të paraqitjes “reale” të Tokës në rrafsh dhe plotësimin e tyre me të dhëna gjeografike.

Lënda e stidimit të hartografisë është harta.

Hulumtimet bëhen me qëllim të gjetjes së metodave të reja për paraqitjen hartografike. Ekzistojnë definicione të ndryshme të hartografisë, në Konferencën XVIII Ndërkombtare të vitit 1995 është definuar “ Hartografia është disilinë e cila merret me formimin, përpilimin, përdorimin dhe shqyrtimin e hartës”.


Hartat e udhetimit, atlaset, globet, hartat e automjeteve për ne janë vegla te përdorimit te perditshem. Si erdhen njerëzit deri tek ajo qe te skicojne sipërfaqen e tokës ? Historia e hartografisë është po ashtu edhe historia e civilizimit njerëzor, ajo pasqyron pushtimin e tokes nga ana e njeriut.

Se nga erdhi fjala "harte" ende nuk është mjaft e qarte. Disa ua lëne grekeve karaso : "unë po gdhend ne gure (ose metal). Me te vertete ne posedojme disa harta te lashta te gdhendura ne gure ose argjile. Ndoshta ka prejardhjen nga fjala portugeze "cartas" për letrën. Kjo fjale mori rrugën nga Spanja ne Itali dhe eshte kombinuar me fjalën greke chartys dhe sjelle fjalen e re latine "charta". Nocioni "charta" zuri vend ne cdo gjuhe latine. Termi gjerman "Karte" ështe hasur për here te pare ne shek. 16. Pas shek. 17 gjuha gjermane zëvendëson me termin "landkarte". Hartografia ështe vizatuesi ose punuesi i hartave dhe planeve.

Paraardhësi i hartës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qe nga lashtësia njerezit kane provuar qe t'i vizatojnë disa pjese me te theksuara gjeografike. Me vizatimet, te cilat i gdhendnin ne gure, eshtra, brinje, iu lehtesohej atyre orientimi gjeografik. Dokumentet me te vjetra hartografike te mbetura janë pllaka argjili qe datojne qe nga viti 3800 p.e.s. dhe vijne nga Mesopotamia. Harta botërore me e vjetër e mbetur dhe e vetmja e lashtesise rrjedh nga kohet e vona te Babilonise, rreth vitit 600 p.e.s. Ajo harte ështe po ashtu e gdhendur ne argjil. Perdorja e hartës dhe matja e hapësire ne Egjipt zuri vend diku rreth viti 2000 p.e.s.

Perdorimi i metodave hartografike Te rendesishme per studimet gjeografike jane dhe metodat hartografike, qe perdoren me sukses per mesimin e gjeografise. Po permendim disa nga keto metoda: METODA E IZOLINJAVE. Izolinjat jane vija, te cilat bashkojne dukuri me te njejten vlere IZOHIPSETjane vijat qe bashkojne vendet me lartesi te njejte, IZOBATET jane vijat qe bashkojne vendet me thellesi te njejte, IZOTERMAT jane vijat qe bashkojne vendet me temperature te njejte, IZOHIETAT jane vijat qe bashkojne vendet me reshje te njejta. METODA E PIKAVE. Metoda e pikave perdoret per te paraqitur numrin e popullsise, numrin e krereve te bagetise, numrin e lindjeve etj., ne nje vend te caktuar. Nje pike mund ta kete vleren 1, 10, 100, 1000 etj. Ka dhe metoda te tjera...

Hartografët greke përpunuan hartën shkencore përmes projekteve te para. Hartën greke për boten i pari e solli Anaksimandri. C. Ptolemeu (rreth 150 pas. e.s.) vizatoi harta botërore, harta te pjesëve te tokës dhe vendeve te caktuara. Me e vjetra kopje e mbetur është e shek. 12. Ptolemeu me punën e madhe gjeografike zuri vend ne përjetësi. Me shume se një milenium sistemi i tij ishte i pazëvendësueshëm dhe edhe për shkak te shume gabimeve paraqet bazën e zbulimeve gjeografike deri ne ditët e sotme. Megjithatë, 6 shekuj para Ptolemeut, Pitagora njohu qe toka është e rrumbullaket. Matematikantet dhe filozofet e shkollës se madhe te Pitagores e njihnin lëvizjet e tokës me ane te vezhgimit dhe matjeve. Fatkeqësisht kjo njohuri prapë u la ne harrese.Me shume se një milenium pas Ptolemeut asnjë shkencëtar nuk e vinte ne dyshim qe toka te kete forme tjetër, përvec se forme disku. Erastosteni i Krienes nxorri hartën e botes antike me shkalle te gjeresise dhe gjatësisë. Hartografia romake ishte rregulluar sipas pakpamjes praktike : harta rrugore, harta botërore ne forme te rrumbullaket dhe matje te pjesëve te largëta. Tabela Peutingetike eshe nje mbishkrim mesjetar i një harte rrugore romake e shek.12. Për romaket me me rendësi ishin rrugët, rregulli dhe ligji se sa e vërteta se çfarë forme, madhësie apo mase ka toka.

Prej mesjete e deri sot

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Harta e al Idrisit

Ne mesjete, hartografisë iu kushtuan vecenarisht arabet.Shumica e hartave ne manastire te perendimit nuk sjellën ndonjë përparim. Perëndimi i krishtere ishte plotësisht i kthyer nga ideale te tjera. Njeriu mesjetar lidhej ngushte per besimin e tij (krishter). Te gjithe shkencëtaret duhej t'i ruheshin besimit (kishes). Progresi filloi me udhetimet detare te shek.15. Renesansa, zgjimi i kulturës antike qe nga shek.15, lulezoi hartografine parasegjithash ne Itali, Gjermani dhe Holland dhe poashtu zhvillimi i makinës për shtypje ndikoi ne përhapjen e hartës. Pervec hartave detare, u botuan edhe harta te vendeve, atlase dhe globe. Qe nga shek.18 hartat u botuan, kryesisht ne France, me bazen e matjeve ekzakte trigonometrike. Aeroplanet dhe kamerat sot jane mjetet ndihmese kryesor te hartografise. Matjet ajrore mundesojne matjen e cdo pjese me nje precizion i cili vështire qe mund te tejkalohet. Hartografia satelitore nxjerr harta 3 dimensionale (3D) te sakta ne çdo metër nga informacione dhe pamje me ane te kompjuterit.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]