Jump to content

Karuseli (roman)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Karuseli roman me Autor: Fatos Kongoli. Shtëpia Botuese: "Toena". Faqet e librit 280. Tiranë, 2007.

Albana Progri, e sapo diplomuar si farmaciste, është vajza e një ambasadori. E bukur, e përkëdhelur, e mësuar me një jetë të qetë dhe me adhurues të shumtë, befas gjendet në syrin e një cikloni. Midis adhuruesve të saj është edhe një personazh i zymtë, i vetëquajtur Edmond Dantes.

Në pamundësi për të fituar dashurinë e vajzës, ky tip i ndërlikuar, inskenon një situatë absurde, të papërballueshme nga nervat e dobëta të vajzës. Por a është vërtet adhuruesi i sëmurë shkaktar i dramës së Albana Progrit? Në këtë roman, i dyti në ciklin prej nëntë romanesh të autorit, që fillon me “Ne të tre” (1965) dhe mbërrin te “Jetë në një kuti shkrepësesh” (2007), Kongoli na jep mjeshtërisht një tablo të jetës në Tiranën e mesit të viteve ’80.

Me monotoninë, vrazhdësinë, artificialitetin e një realiteti të ndrydhur. Një libër i jashtëzakonshëm, ku veçanërisht lexuesit e rinj do të gjejnë shumëçka për një epokë që e njohin pak, përmes një metafore domethënëse: Karuselit.